Nesër do të lexoni/ Sejfulla Malëshova kalorës i historisë, kolos i kulturës kombëtare

877
Agim Dade
Dr. Ymer Dishnica thoshte: “Lame Kodra qan e qesh me popullin, këndon e lufton për popullin” Jemi në vitin e madh jubilar, në festimin e ngritjes së flamurit në Vlorë më 28 Nëntor 1912, nga patrioti i madh Ismail Qemali së bashku me shumë patriotë të tjerë. Në këtë ditë 105 vjet më parë u shpall pavarësia e Shqipërisë nga pushtimi shekullor i Perandorisë Osmane. U realizua përpjekja, lufta dhe puna e qindra patriotëve që u vunë në krye dhe udhëhoqën popullin shqiptar për të arritur në këtë ditë të shënuar. Ne brezi ynë përulemi dhe nderojmë veprën e tyre nga më të mëdhatë në historinë e kombit shqiptar. Populli ynë i vogël por që ka nxjerrë nga gjiri i vet burra të mëdhenj, të mençur, trima dhe patriotë në të gjitha kohërat. Ata me guxim e me mençuri kanë kërkuar mbrojtjen e tërësisë tokësore të Atdheut në forumet e diplomacisë evropiane e kudo, edhe kur e lypte nevoja e kanë udhëhequr popullin edhe në luftë me armë në dorë për të siguruar lirinë e pavarësinë kombëtare. Dashuria e pakufishme për popullin dhe për Shqipërinë, patriotizmi i tyre ka bërë që këta kolosë të vinë pranë popullit dhe të vihen në shërbim të tij. Populli shqiptar e ka dashur lirinë e atdheut të vet, pa të huaj, pa shkelës dhe pa pushtues, pa shfrytëzues të pasurive, pa kapitalistë të huaj dhe pa imperialistë. Kushdo qofshin ata, populli ka dashur të jetë zot në trojet e tij, zot i fatit të tij në të gjitha kohërat. Shqiptarit nuk i ka munguar dhe nuk do ti mungojë ndjenja dhe dashuria për atdheun kudo që ka qenë, në çdo vend të botës sado larg të jetë, emigrant ekonomik ose politik. Populli shqiptar në çdo kohë ka nxjerrë nga gjiri i vet burra të zotë, të cilët e kanë ngritur zërin në çdo kohë në çdo forum të botës për të mbrojtur identitetin kombëtar, kulturën dhe traditat e tij. Pikërisht për këtë arsye ne sot në prag të 105 vjetorit përulemi me respekt dhe krenohemi me ta. Shqipëria do t’u jetë përjetë mirënjohëse dhe shqiptari brez pas brezi do të eci në gjurmët e këtyre patriotëve. Një patriot, atdhetar, një kalorës i luftës për liri, pavarësi dhe demokraci është pa dyshim biri i popullit shqiptar profesor Sejfulla Malëshova që tërë jetën e tij ia kushtoi luftës për çlirimin e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë nga çdo pushtues i huaj… 
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal