Llambi Gegprifti: Urdhri Enver Hoxhës: Llambi të diskutojë në Plenumin e Matit

1616
Sigal

Dossier/ Flet ish- kandidati i byrosë politike Llambi  Gegprifti:  Sekretar Partie për Ekonominë, përsëri në Pogradec, ishte detyrë që më pëlqeu

 Takimi me të ishte disi i veçantë. E gjeta mes miqsh e shokësh, ku secili shprehte emocionet e takimit.Ishte një takim për kujtimet e tij, ku redaktori Dhimitër Gegprifti ka luajtur një rol parësor. Por në kalvaret e jetës një rëndësi të veçantë zinte dhe  miku i tij  Llazi Angjeli. Jeta e tij zë fill në Podkozhan. Konkretisht Podkozhan, një nga 14 diamantet e gjerdanit të gurtë të Mokrës së Sipërme, është vendlindja e tij. Çdo njeri është, me të drejtë, krenar për vendlindjen e tij, por kur bëhet fjalë për një fshat dhe një krahinë kaq të njohur në historinë dhe kulturën e vendit, kjo krenari bëhet akoma më e madhe. Në këtë fshat erdhi në jetë në një ditë shkurti të vitit 1942. Ishte koha, kur vendi që përfshirë nga flakët e luftës për liri. Të asaj lufte të lavdishme, që popullit tonë do t’i siguronte lirinë dhe do ta rreshtonte në anën e fitimtarëve në Luftën e Dytë Botërore. Vitet e para të fëmijërisë i kaloi në fshat, në shtëpinë e xhaxhait, Guritit, deri në vitin 1948. Në shtëpi kishte gjyshin, Papu Jovanin, gjyshen, xhaxhin, nusen e xhaxhit dhe dy hallot Kaliopi dhe Lisaveta. Jetonin mirë, megjithë vështirësitë e kuptueshme të kohës. Mund të mungonin shumë gjëra në atë kohë, por mbi të gjitha kishte dashuri dhe harmoni me njëri- tjetrin. Në familjen e tij ishin pesë djem dhe dy vajza dhe të gjithë jetuan në harmoni të plotë.

 Shkolla

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf