Kthimi i Vangjel e Kostandin Zhapës, në vendlindjen e tyre, Labovën e Zhapës

3026
Kristaq Meleqi 

Emigrantët e krahinës së rrëzës të qarkut Gjirokastër krenohen me përpjekjet që bëhen për kthimin e Vangjel e Kostandin Zhapës, në vendlindjen e tyre Labovën e Zhapës, si filantrop të mëdhenj dhe themeluesit e lojrave të reja olimpike
Ne bashkëorigjinasit e Vangjel e Kostandin Zhapës, të Labovës së Zhapës të kudondodhur brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndihemi krenarë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Bujar Nishani dekretoi me dekret të veçantë Vangjel Zhapën me titulin e lartë “Nderi i Kombit”, pas vdekjes me motivacion: “Për kontribute e merita të shquara e të veçanta në shërbim të njerëzimit”. Natyrshëm që jemi krenarë të gjithë shqiptarët bashkëkombas e bashkështetas, minoritar të Vangjel e Kostandin Zhapës për gjithçka që ata ndihen demokrat të mëdhenj kontribuan mendërisht e materialisht me shuma të mëdha në napolona flori, si bashkëudhëtarë të vërtetë të rilindasve shqiptarë, për hartimin e abetares në shqip dhe evetarëve të parë shqip të hartuar nga rilindasi i madh Naum Veqilharxhi si dhe të botimit dhe të përhapjes së tyre në hapësirat shqiptare, duke i marrë leje Sulltanit Otoman turk, që e kishte sunduar e ndarë Shqipërinë në katër vilajete. 
Vangjel Zhapa i ikur nga vendlindja, Labova në moshën e fëmijërisë u vendos fillimisht në Janinë i ndihmuar e i përkrahur nga bashkëfshatarët e tij labovitë që punonin e jetonin atje. Ai krahas punës që kryente bëri dhe shkollën e mesme, gjimnazin me famë “Zosimea” të Janinës. Por Veziri i Janinës Ali Pashë Tepelena, me rekomandimin e mjekut të tij personal Vangjel Meksit, që ishte bashkëfshatarë me Vangjel Zhapën e mori Vangjelin në oborrin e tij. Vangjeli atje u shqua si ushtar i zoti si dhe kontribues i suksheshëm në mjekimet popullore. Me prishjen dhe shkatërrimin e vilajetit të Ali Pashës dhe asgjësimit të tij fizikisht nga Sulltani i Turqisë, Vangjel Zhapa me shumë arvanitas të tjerë, si Kolo Kotromini, Zhavellen, Stojon etj., morën pjesë në Revolucionin Greko- Turk të vitit 1821, për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit otoman turq. Veçanërisht Vangjel Zhapa u shqua si luftëtar trim e i zoti edhe pas shpalljes së Pavarësisë të shtetit grek të çliruar nga ku mori gradë të lartë ushtarake. Por ai e pa të arsyshme largimin e tij nga Greqia dhe u vendos në Broshtien të Rumanisë në moshën 31 vjeçare, ku fillimisht ushtroi zanatin e mjekut popullor, i cili i shërbeu edhe mbretit të Rumanisë për shërimin dhe shpëtimin e vajzës së tij. Që prej këtej jeta dhe rruga e Vangjel Zhapës mori për mirë. Brenda një periudhe të shkurtër u bë një nga njerëzit më të pasur, jo vetëm të Rumanisë por të krejt Ballkanit e më gjerë. Si një filantrop i mdh i shtriu ndihmat e tij të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit. Vendlindjen e tij Labovën e ktheu në një qytezë të vërtetë, me rrugë të kalldrëmta, kronje uji, me shkollë të plotë në gjuhën shqip e greqisht të ndërtuar prej tij qysh në vitin 1860.
Gjithashtu ndërtoi kisha e faltore të shumta në fshat, manastir në Tërbuq për prehjen e shpirtërave të njerëzve. Shtëpitë e tyre Vangjel e Kostandin Zhapa i ndërtuan tre katëshe me arkitekturë perëndimore. Nëpërmjet një komisioni të qautjur “Epitropi” që ishte ngritur në fshat shpërndaheshin ndihmat në napolona flori që dërgoheshin nga Vangjel e Kostandin Zhapa sipas Testamentit të tyre për Labovën si për funksionimin e kishave, shkollës së hapur prej tyre, për shërbimin shëndetësor të të gjithë banorëve të fshatit falas, ndihma për familjet e vobekta, paguani bursat e të rinjve që studjonin në vendet perëndimore, jo vetëm për Labovën por edhe për shumë krahina të jugut të Shqipërisë. Gjithashtu ata kontribonin në martesat e vajzave të fshatit. Për shkollimin e të rinjve të krahinave të jugut, ndërtimin shkollave të reja me personel arsimor të nevojshëm. Po kështu ngritën kurse arsimore për të mësuar të rejat profesione të ndryshme, etj.
Bashkëorigjinasit dhe bashkëfshatarët e Vangjel e Kostandin Zhapës, për të mirat e mëdha e kontributin e dhënë për vendlindjen e tyre Labovën e Zhapës, tre shekuj më parë banorët vendas e pagëzuan fshatin e tryre me emrin “Labova e Zhapës” me dy mëhallet e saj “Mahallën e Madhe e të Vogël”, vetëm e vetëm për t’u ngritur lart nderin dhe respektin e tyre. Vangjel e Kostandin Zhapa për të kontribuar totalisht për përparimin dhe zhvillimin e njerëzimit nuk krijuan as familje, që të ardhurat e pallogaritshme që fitonin të mos shpërndaheshin e shpërdoreshin, por të shkonin për të mirën e të gjithë njerëzimit. Vazhdimësia e emrit Labova e Zhapës defakto ekzistoi deri në vitin 1970, vit kur sistemi komunist me një dekret të veçantë të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e ndanë fshatin Labova e Zhapës në dy fshatra të veçanta: “Labova e Madhe dhe Labova e Vogël”. Me ardhjen e demokracisë Shoqata Atdhetare Kulturore “Odria” e krijuar 20 vjet më parë, e themeluar dhe e drejtuar fillimisht nga Pano Meksi, ku pas tij si drejtues i saj ishte Rako Xhori dhe për këto dhjetë vjetët e fundit e drejtuar nga historiani dhe etnologu Thanas Meksi, nipi i mësuesit të parë patriot e demokrat labovit Nane Panajoti që hapin shkollën e parë shqipe në Labovë në vitin 1910, pas asaj të hapur nga Vangjel Zhapa në vitin 1860. Të gjithë emigrantët shqiptarë, veçanërisht bashkëorigjinasit e Vangjel e Kostandin Zhapës të kudondodhur në botë, veçanërisht në Greqi e Rumani, ku ata e shkrinë pasurinë e tyre për zhvillimin dhe përparimin kombëtar të këtyre vendeve, mbasi dihej që Shqipëria ishte nën sundimin patriarkal të Truqisë që e kishte të ndarë në katër vilajete. Vangjel e Kostandin Zhapa e kosideronin personalitetin e tyre se u përkisnin të gjithëve, pa vënë shenjë vetoje as për Greqinë, Rumaninë dhe Shqipërinë. Me të drejtë ata mburreshin dhe krenoheshin që ishin nga Labova e Zhapës, nga një vend me kulturë e histori të rrallë që ka nxjerrë e po nxjerr në vazhdimësi specialistë të lartë të profesionaneve të ndryshme si për artin, kulturën, ekonominë dhe drejtues të aftë të sektorëve shtetërorë duke shërbyer me devotshmëri dhe përkushtim të lartë në katër anët e botës pa përjashtuar atdhetë e tyre Greqinë, Rumaninë dhe Shqipërinë. Labovitët me prejardhje e origjinë nga Labova e Zhapës, brenda dhe jashtë Shqipërisë, presin me padurim që t’i kthehet dinjiteti Labovës të Vangjel e Kostandin Zhapës, t’i rikthehet emri që të parët e tyre dhe vetë populli e pagëzoi me emrin Labova e Zhapës me dy mëhallët e saj, të Madhen dhe Voglën. Përpjekjet e vazhdueshme, me kurajo e guxim të kryetarit të Shoqatës AK “Odria” zotit Thanas Meksi dhe të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate të madhe, ku përfshihen fshatrat e krahinës së Rrëzës të qarkut të Gjirokastrës, me Leklin, Hormovën, Labovën e Zhapës, Tërbuqin, Hundkuqin dhe Andon Poçi si dhe me anëtarë të shumtë nga të gjitha krahinat e kombit shqiptar dhe të kombeve të tjera, pa harruar shqiptarët që janë në emigracion si dashamirës e përkrahës të zjarrtë të veprave madhore të Vangjel e Kostandin Zhapës, si themelues të Lojrave të Reja Olimpike dhe për gjithçka që kanë bërë për përparimin dhe zhvillimin e njerëzimit. Me bindje dhe shpresë se autoritetet e larta të zgjedhura të shtetit shqiptar, siç janë edhe organet e veçanta të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, do të aprovojnë kërkesën për të plotësuar dëshirën e madhe të labovitëve bashkëroigjinas të Vangjel e Kostandin Zhapës për ta kthyer Labovën e ndarë në dy fshatra, në një fshat të vetëm me emrin që ka trashëguar më shumë se dy shekuj “Labova e Zhapës”. Njohja e vendlindjes të Vangjel e Kostandin Zhapës me emrin Labova e Zhapës, le të shërbejë si një mesazh për kombe e shtete, për të cilët ata kanë kontribuar financiarisht me zhvillimin dhe përparimin e tyre. Me qëllim që të ndihmojnë për ta kthyer atë vend të shenjtë por të shkatërruar siç e ka quajtur Vangjel e Kostandin Zhapa “vendi i takimit me Zotin”, në një qytezë të bukur siç ishte ndërtuar prej tyre dy shekuj më parë, si një vend të kulturës e historisë, të vizitueshëm dhe turistik për njerëzimin mbarë.
Sigal