Kastiot Bezati: Përmeti, qyteti i vetëm ballkanik, i djegur 4 herë brenda një viti nga nazifashistët

172

-Të
nderosh Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çliimit, 28 Nëntorin e vitit 1912 dhe 29
Nëntorin e vitit 1944, do të thotë të përulesh, të respektosh dhe të nderosh
Shqiptaret

“Unë
dikur mendoja se populli më trim i Evropës ishin  gjermanët e, më vonë, si rus që jam vetë, kam
thënë se janë rusët, kurse tani katërçipërisht jam i bindur se populli më trim
i Evropës janë shqiptarët”, – shkruan A. S. Pushkini


Përmetarët mbështetën qysh në fillim thirrjen që lëshoi Komiteti i Stambollit,
formuar më 18 dhjetor 1877 për të mbrojtur atdheun

– Në vitet e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, 1878 – 1881,  ngjarjet me rëndësi
të veçantë janë edhe dy Kuvendet Ndërkrahinore të Vilajetit  të Janinës

– Bijtë e Përmetit kanë luajtur një rol
me rëndësi edhe në “Shoqërinë e të Shtypuri Shkronja Shqipe”, krijuar më 12
tetor 1879

– Një nga themeluesit e Komitetit të
Manastirit, formuar më 1905 me kryetar Bajo Topullin, ishte Fehim bej Zavalani

“Në
qoftë sedo të korrësh pas një viti mbill grurë, por në qoftë se do të korrësh
pas një shekulli ndërto shkolla’’, – thoshte Sami Frashëri.


Në vitet 1906 – 1912 kur luftohej dhe u fitua Pavarësia, në viset e Përmetit
vepronin 28 çeta patriotike

– Frashëri kur luftohej për Shpalljen e
Pavarësisë, ishte qendra kryengritëse për viset e Shqipërisë së Jugut

– Përmeti u çlirua nga pushtuesit
shekullorë osmanë më, 14 gusht 1912 nga çetat e lirisë të komanduara nga Menduh
Zavalani

– Më 6 maj 1914 andartët grekë dogjën
tërësisht Frashërin, u dogjën 318 shtëpi dhe u lanë pa strehë 1112 banorë

Të nderosh Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit,
28 Nëntorin e vitit 1912 dhe 29 Nëntorin e vitit 1944, do të thotë të përulesh,
të respektosh dhe të nderosh Shqipërinë. ’Nuk ka racë më të vjetër se
shqiptarët në Europë”, – thotë Albert Dymo. Shqiptarët janë jo vetëm një nga
popujt më të vjetër dhe autoktonë por edhe populli më trim i Evropës. “Unë
dikur mendoja se populli më trim i Evropës ishin  gjermanët e, më vonë, si rus që jam vetë, kam
thënë se janë rusët, kurse tani katërçipërisht jam i bindur, se populli më trim
i Evropës janë shqiptarët”, – shkruan A. S. Pushkini.

Përmeti u pushtua nga osmanët  më 1417 dhe, ky vit, ndoshta është lidhur dhe
me legjendën e parë të Përmetit, me atë të qeveritarit vendas të quajtur
Premti, i cili për të mos rënë në duart e pushtuesve osmanë, së bashku me të
bijën, Aleksandrën,  u hodhën nga Guri i
Qytetit dhe, me vdekjen e tij  martire, i
dha emrin Përmetit. Në viset e Përmetit përmasa të mëdha morën sidomos
kryengritjet në vitet 1699-1714 në Dangëlli dhe ato të viteve 1833-1835 në
Dëshnicë.  Me rezistencën e gjatë të
armatosur është e lidhur edhe lufta e përmetarëve në frontin e arsimit. Ngritja
e shkollës plotore laike  më 1778 shënoi
fillimin e një vatre të re kulturore në qytetin e Përmetit. Veprimtaria e saj u
shtua në vitet 1789-1820 kur treva e Përmetit qeverisej nga Ali Pashë Tepelena,
pranë të cilit si këshilltar për çështjet ndërkombëtare ishte   iluministi  Kostandin Duka. Kjo erë kulturore nga qyteti u
shtri edhe  në fshatra, sidomos në Frashër
të Dangëllisë, ku më 1781 lindi një vatër e fuqishme e lëvizjes kombëtare me
ideolog Tahir Skënderasi. Evetari i Naum Veqilharxhit sapo u botua më 1844 u
përhap edhe në viset e Përmetit. Autori i letrës atdhetare që iu drejtua nga
Korça më 25.04.1845 Naumit në Rumani, ishte përmetari Thanas Paskali, gjyshi i
Odise Paskalit.

Mbështetja

Përmetarët
mbështetën qysh në fillim thirrjen për të mbrojtur atdheun që lëshoi Komiteti i
Stambollit, formuar më 18 dhjetor 1877 dhe që kishte për kryetar Abdyl
Frashërin, ku bënin pjesë edhe përmetarët Sami Frashëri dhe  Jani Vretua nga Postenani, që në atë kohë
Postenani ishte fshat i trevës së Përmetit. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit, 1878 – 1881, ndër ngjarjet me rëndësi të veçantë janë edhe dy Kuvendet
Ndërkrahinore të Vilajetit  të Janinës,
zhvilluar në Frashër, i pari u mbajt në maj 1878  dhe i dyti në qershor 1880, të dy u
organizuan në Teqenë bektashiane të Frashëri dhe  u drejtuan nga Abdyl Frashëri, imbështetur
fuqimisht nga Babai i Teqesë së Frashërit, Baba Alushi, që ishte një
klerik  dhe atdhetar i madh, të cilit
populli i këndon: “Kush do Shqipërinë
kush?,/ I miri Baba Alush
”, këngë  të
cilën  e kërcente   nëpër dasma edhe Petro Nini Luarasi, shkruan
Guri K Sevo në kujtimet e veta të botuara më 1936. Në Kuvendin e Frashërit,
ndër të tjera, u protestua kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit të 3
marsit 1878, për të cilin dy muaj më vonë, më 3 maj 1878, Abdyl Frashëri do të
shkruante në revistën “Lajmëtari i Vjenës”: “Traktati i Shën Stefanit do të  
thotë nënshtrimi i njërit ndaj tjetrit, nënshtrimi i jo sllavëve ndaj
sllavëve’
’. Në Kuvendin II të Frashërit, nisur nga kujtimet e shkruara më
1922 nga mikrobiologu Refat Frashëri, dhëndri i Shahnishasë, motrës së
Vëllezërve Frashëri, Abdylit, Naimit e Samiut, si dhe xhaxhai i aktorit Naim
Servet Frashëri, ndër të tjera ngrihet mendimi  se, ndoshta për herë të parë ideja e formimit
të Qeverisë së Përkohshme Shqiptare u hodh në këtë kuvend nga Abdyl Frashëri, i
cili siç dihet u realizua në janarin e 1881-it në qytetin e Prizrenit.  Bijtë e Përmetit kanë luajtur një rol me
rëndësi edhe në “Shoqërinë e të Shtypurit Shkronja Shqipe”, krijuar më 12 tetor
1879 në shtëpinë e Abdyl Frashërit në lagjen ”Pera” të Stambollit. Nga 28 anëtarët    themelues të kësaj shoqërie 11 ishin nga
treva e Përmetit, domethënë 40% e anëtarëve 
ishin nga viset e Përmetit, kryetari së cilës ishte Sami Frashëri. “Shkronjat janë arma më e fuqishme e
përparimit dhe e diturisë
”, – ka thënë Hasan Tahsini. Kërkesat  për  një
’’abece për të gjithë” sollën Kongresin Kombëtar të Manastirit, që u hap më 14
nëntor dhe i mbylli punimet më 22 nëntor 1908. Nga 32 delegatë me të drejtë
vote të Kongresit, 3 ishin nga  viset e
Përmetit. Ishin: Mit’hat Frashëri, kryetari i Kongresit, Fehim bej Zavalani, i
cili hapi edhe punimet e Kongresit, si dhe Shefqet Isuf Frashëri. Nga 18
delegatë të  tjerë si  pjesëmarrës pa të drejtë vote në Kongres, 2
ishin nga treva e Përmetit: Fahri bej Frashëri dhe Izet Veli Zavalani. Pra nga
50 delegatë, 5 ishin nga viset e Përmetit, shifër kjo e barabartë me 1/10 e
delegatëve të Kongresit të Manastirit.

 Përmeti u bë një vatër e fuqishme e luftës për Shpalljen
e Pavarësisë.

Një
nga themeluesit e Komitetit të Manastirit, formuar më 1905 me kryetar Bajo
Topullin, ishte Fehim bej Zavalani. Sapo kaloi përmes Ceries e Dangëllisë çeta
e Çerçiz Topullit u bashkua me të   riun Hajredin
Tremishti. Disa muaj më vonë formohet në këtë trevë e para çetë patriotike me
komandant Riza Velçishtin nga Ceria, të cilin Çerçiz Topulli e quante kryekomit
të Shqipërisë së Jugut. Riza Velçishti ”ishte
trim, i urtë dhe kish vënë kokën në torbë për shqipe e Shqipëri
”, – shkruan
Shahin Kolonja, dhëndri i Naim Frashërit. Më 7 korrik 1907 Nexhip Bënja e
Myrteza Panariti vrasin kollazin turk në mes të Leskovikut, sepse shau
Shqipërinë. Në vitet 1908 – 1910 atdhtarët e kësaj treve krahas luftës me armë
vazhduan edhe luftën  meshkronja.  Në qoftë se në dhjetvjeçarin e fundit të
shekullit XIX Petro Nini Luarasi, i cili 
ka punuar edhe në Dangëlli, u drejtohej kundërshtarëve me fjalët: ”Vramëni,
po mblidhmani gjakun, se do t’u duhet nipërve 
tuaj të shkruajnë gjuhën e nënës”, më 1908, si shkruhet në gazetën
“Liria”, atdhetari Ali Irfan Përmeti u drejtohej bashkëatdhetarëve me fjalët:”Nga
të pangrënit vdesin 20 – 30 shpirt,  nga
padija vdes mëmëdheu me të gjithë”, thënie  që mishronte më së miri lëvizjen arsimore në
trevën e Përmetit. Atdhetarët e trevës së Përmetit, përsa i përket arsimit e
shkollës shqipe,u udhëhoqën nga mësimet e Naimit dhe të Sami Frashërit. “Dritë
e diturisë përpara do të na shpjerrë”, – shkruante Naim Frashëri. “Në qoftë sedo
të korrësh pas një viti mbill grurë, por në qoftë se do të korrësh pas një
shekulli ndërto shkolla’’, – thoshte Sami Frashëri. E para shkollë shqipe në
trevën e Përmetit u hap më 12 tetor 1908 në Frashër me mësues Hasan Hoxhë
Efendiun  nga Sanjollasi i Kolonjës, nën
kujdesin e Baba Abedinit të Teqes së Frashërit. Shkolla u ngrit në qëndër të
Frashërit në pronat e atdhetarit Karafil Halil Frashërit. Gjatë vitit 1909
dështuan edhe përpjkjet e emisarëve helenë për të hapur gjimnaz grek në qytetin
e Përmetit. “Ç’duan këta zotërinj në Përmet?
Gjuha shqipe nuk harrohet në Përmet dhe
Përmeti është dhe do të  jetë Shqipëri”
,
– shkruante Stavro Dhimitri nga Përmeti më 7 mars 1909 në gazetën ”Liria”.

Në viset e Përmetit


vitet 1906 – 1912 kur luftohej dhe u fitua Pavarësia, në viset e Përmetit
vepronin 28 çeta patriotike, 17 nga të cilat ishin të Përmetit dhe 11 ishin te
Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Kolonjës dhe Skraparit. Çetat e trevës së Përmetit:
Çeta e Riza Velçishtit, At Stath Melanit, Mehmet Pavarit, Nexhip Bënjës, Mendu
Zavalanit, Kamber Bënjës, Izet Zavalanit, Vangjel Gjikës, Servet Frashërit,
Zaim Bubësit,  Mete Topojanit, Riza
Xhungës, Arif Rodenjit, Meleq Frashërit, Ahmet Kajcës, Ferit Frashërit, Ali
Kames. Çetat  e krahinave të tjera të
Shqipërisë:  Çeta e Çerçiz Topullit dhe
Mihal Gramenos, Sali Butkës apo Sali Aliçkasit nga Butka me orgjinë nga
Frashëri, Themistokli Gërmenjit, Spiro Bellkamenit, Namik Delvinës, Namik Hadërit,
Bilal Roshanjit, Iliaz Kurtesit,  Ali
Çepanit, Xhemal Malindit dhe  Qamil
Panaritit. Më 1911, nga tërësia e veprimeve luftarake, lufta më e ashpër u
zhvillua më 7 korrik  në Nivë të Pagrisë
së Ceries nga luftëtarët e çetave të drejtuara nga Nazif Hadëri, Nazif Delvina,
Zaim Bubësi e Ali Çepani. Në këto luftime ranë dëshmorë Nazif Hadëri nga Palavlia
e Sarandës dhe Bilal Bersaka nga Skrapari si dhe u plagos Zaim Bubësi. Frashëri
kur luftohej për Shpalljen e Pavarësisë, ishte qendra kryengritëse për viset e
Shqipërisë së Jugut. “Qendra kryengritëse . . . ndodhet në rrethet e
Frashërit”, – thuhet në telegramin Nr. 2354 datë 22.07.1912 të konsullit Prohaska
drejtuar Karl Berhtoldit në Vjenë.

Çlirimi nga pushtuesit
shekullorë turq

Përmeti
u çlirua nga pushtuesit shekullorë osmanë më 14 gusht 1912 dhe u çlirua nga
çetat e lirisë të komanduara nga Menduh Zavalani, Mehmet Pavari, Spiro
Bellkameni e Nexhip Bënja. Të katër ishin nga komandantët më të dëgjuar në
Shqipëri. Menduh Zavalani, “luftoi … burrërisht me flamur në dorë për nder të
Shqipërisë”, – shkruan Mihal Gramenua më 25.10.1925 në gazetën “Koha”. Mehmet
Pavari, kur u plagos në luftë me pushtuesit në Vilë të Buhalit, menjëherë iu ngrit
nga populli kënga, ku në disa nga vargjet thuhet: ”O ju vajzat e Përmetit,/ Prisni gjysmën e gërshetit, / T’i lidhni plagën
Mehmetit
”. Spiro Bellkameni, pasi u vra më 14.10.1912, te “Ylli i Mëngjesit”
shkruhej: “Veprat atdhetare të Spiro
Bellkamenit janë të ditura prej çdo shqiptari”
. Nexhip Bënja, kur më 28
Nëntor 1932 u përurua Monumenti i Luftëtarit Kombëtar në Korçë, Odise Paskali,
autori i këtij monumenti, në kujtimet e tij, shkruan: “Në një moment një plak tha: “Ky është Nexhip Bënja”! Çava ta arrija
plakun e ta pyes se nga e kuptoi ai që statuja ime ishte Nexhip Bënj
a”. Më
14 gusht 1912 flamuri kombëtar shqiptar u ngrit mbi  Kullën e qytetit të   Përmetit. Përmeti i çliruar e priti me entuziazëm
ftesën e Ismail Qemalit për të dërguar delegatë në Kuvendin që do mbahej në
Vlorë. Nënprefektura e Përmetit u përfaqësua në Kuvendin Historik të Vlorës,
28.11 – 04.12.1912, nga Mit’hat Frashëri, Syrja bej Vlora dhe Veli bej Këlcyra.
Flamuri i Shqipërisë u ringrit në Përmet edhe më 28 nëntor 1912. Kush e ngriti?
Në një Certifikatë të Këshillit Administrativ të Përmeti, Nr.13 datë 13.01.
1929, ndër të tjera thuhet: ”Z. Ramiz
Shehu nga Gjirokastra ka qenë nënprefekt në Përmet … dhe ngriti Flamurin
Kombëtar të shenjtë sipas instruksioneve e urdhnave të marruna nga Kongresi i
Vlorës
”. Në dhjetor 1912 ushtria e rregullt greke dhe bandat e parregullta
të Gjiritit pushtuan trevën e Përmetit. Në vitet 1913 – 1914, forcat shoviniste
greke kryen masakra, nga të cilat veçojmë masakrën që ata kryen në Kuqar e
Pacomit ku, 97 veta nga këto dy fshatra, u masakruan në Kosinë më
10.03.1914.  Shovinistët grekë, bandat e
Gjiritit dhe ushtria e Athinës dogjën tërësisht apo pjesërisht 46 fshatra, bënë
shkrumb e hi 1258 shtëpi dhe lanë pa strehë 6409 banorë. Më 6 maj 1914 andartët
grekë dogjën tërësisht Frashërin, u dogjën 318 
shtëpi dhe u lanë pa strehë 1112 banorë. Në Frashër ”të gjitha shtëpitë kishin nga një flamur të
Shqipërisë nëpër dritare, të cilët u dogjën bashkë me shtëpitë”,
– shkruan
prifti atdhetar Kosta Papa Tomori nga Leusa. Më 1914, Qazime Iliaz Murati,
vajzë nga Kreshova martuar në  Ogren, për
t’i shpëtuar torturave e çnderimit nga bishat greke, nga vendi i quajtur
“Kodra” u hodh në humnerën e  Ormaneve në
Ogren, duke u shndërruar në simbol të nderit, të bukurisë e trimërisë të
vajzave e grave të Përmetit. ”Greqia
kërkonte me çdo kusht që Shqipëria e Jugut të bashkohej me Greqinë”,

shkruante francezja Eleonora de Vila, martuar me Nuri bej Vilën nga Frashëri. Përmeti
nuk u pajtua por luftoi edhe me pushtuesit e Romës , te cilët e okupuan Përmetin  menjëherë pasi mori fund okupacioni grek më
12 tetor 1916. Në vjeshtë të vitit 1919, në shtëpinë e Hamit Xhungës në qytetin
e Përmetit, u formua Komiteti ”Mbrojtja Kombëtare”, që udhëhoqi kryengritjen
çlirimtare kundër pushtuesve të Romës. Në këtë komitet, ndër të tjerë,  bënin pjesë 
edhe  Stavro Vinjahu, Ahmet Kajca,
Piro Plumbi, Mehmet Pavari e Ali Këlcyra. Pushtuesit italianë u detyruan të largohen
nga Përmeti më 18 prill dhe nga Këlcyra më 19 prill 1920. Në qershor 1920, më
shumë se 200 përmetarë, nën komandën e Riza Ceroves dhe Ahmet Kajcës, luftuan kundër
garnizonit italian të përqendruar në Kalanë e Tepelenës e më tej morën pjesë në
luftimet e korrikut në Vlorë. Përmeti, në
Kongresin Kombëtar të Lushnjës, 01  –
31.01.1920,  si nënprefekturë, u përfaqësua
nga Kasëm Radovicka, Spiro Kosova dhe Ali Këlcyra. Morën pjesë në këtë Kongres
edhe Eshref Frashëri si përfaqësues i Korçës, Hasit e Lumës dhe Faslli  Frashëri si përfaqësues i Leskovikut.

Pushtimi fashist


vitet 1936 – 1939 rreziku i pushtimit fashist të vendit ngjalli shqetësim të
thellë edhe te populli i Përmetit. Midis vullnetarëve shqiptarë që shkuan në
Spanjë dhe luftuan në radhët e brigadave ndërkombëtare kundër fashizmit, ishin
edhe 3 atdhetarë nga viset e Përmetit: Musa Fratari nga Fratari, Daut Muçua nga
Podgorani dhe Sabri Lumani nga Katundishta, prej të cilëve dy të parët dhanë
edhe jetën më 1938: Musai në betejën e Ebros, ndërsa Dauti në frontin e
Madritit. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e ktheu Përmetin në simbol të
luftëtarit të lirisë, të çlirimit dhe pavarësisë. Si qytet dhe si rreth Përmeti
dha kontributin e vet në këtë luftë, ku 8 % e popullsisë u rreshtua në radhët e
luftëtarëve të UNÇSH, përqindje kjo që ngrihet mbi mesataren e vendit dhe këta
bij trima të Përmetit luftuan nazifashistët brenda e jashtë kufijve të Përmetit
dhe Shqipërisë. LANÇ-i në Përmet, 11 prill 1939 – 13 shtator 1943, qëndron brenda
hapësirës kohore të LANÇ-it në Shqipëri, 7 prill 1939 – 29 nëntor 1944, si dhe brenda
hapësirës kohore të Luftës II Botërore,  e
cila u zhvillua në 2077 ditë, 1 shtator 1939 – 8 maj 1945, dhe përbën
konfliktin më të ashpër gjatë së cilit u përfshinë në konflikt 61 shtete me një
popullsi rreth 1 miliard
ë e 700 milionë
njerëz, e barabartë me 80 % të popullsisë së botës dhe që u mobilizuan 110 milionë
trupa, të cilët i  zhvilluan veprimet e
tyre luftarake në territorin e 40 shteteve në Evropë, Azi e Afrikë.

Përmeti
u pushtua nga fashistët e Romës më 11 prill 1939 nga trupat e kolonel Karazit.


tre vitet e para te këtij pushtimi rezistenca antifashiste u shpreh veçanërisht
nëpërmjet demonstratës  së 7 prillit 1939
të përmetarëve të drejtuar nga shoqëria “Leka i Madh” dhe grevës  së punëtorëve të 26 marsit 1940 të zhvilluar
në shoqërinë italiane “Puriçeli” në asfaltimin e rrugës Këlcyrë – Përmet. Lëvizja
antifashiste merr përmasa të gjëra gjatë vitit 1942. Më 11 tetor çlirohet nga
çeta partizane e Skraparit dhe forcat territoriale të Dangëllisë vendlindja e
Vëllezërve Frashëri, Frashëri dhe e gjithë Dangëllia. Të nesërmen, më 12 tetor,
nga frika e sulmit të partizanëve largohet postkomanda nga Hotova dhe çlirohet
Ceria. Më 12 dhjetor, nga presioni i partizanëve të çetës së Zagories, largohet
postkomanda e Malëshovës dhe çlirohet krahina e Malëshoves. Tre ditë më vonë,
më 15 dhjetor, presioni i vazhdueshëm i çetës partizane të Leskovikut, detyroi
largimin e postkomandës nga Biovizhda dhe çlirohet krahina e Rrëzës.

 Nesër do lexoni:

– Në pranverën e vitit 1943, midis
përfaqësuesve të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar dhe përfaqësuesve të
Ballit Kombëtar u zhvilluan edhe biseda por nuk u arrit bashkëpunimi

-Në
Soropull të Dangëllisë më 25 mars 1943 u vunë përballë  Skënder Çaçi, Sulo Kozeli e Minella Bulka me
Safet Butkën, Avni Radovickën e Myslim Zavalanin


Në Gosnisht të Ceries më 10 prill 1943 u vunë përballë Dashnor Mamaqi e
Dhimitër Lamani me Veli Zleushën e Xhevdet Meçanin

-“Populli
e urren mjaft organizatën e Ballit”, – i raportonte qendrës së tij në Tiranë
Ali Këlcyra më 25 shtator 1943


Si u formuan çetat partizane: “Musa Fratari”, e Rrëzës, “Naim Frashëri’’,
“Dëshnica”,”Riza Velçishti”, dhe “Çlirimi”

-Nga
drejtuesit më kryesorë të këtyre çetave partizane ishin: Feti Bubësi, Dashnor
Mamaqi, Fadil Kame, Riza Çaçi, Birçe Sinemati, Minella Bulka, Petrit Radovicka