Gëzim ÇELA: Një izolim dhe hetuesi sfilitëse, 7 muaj në një birucë të errët

783
Sigal

DOSSIER/ Flet ish i dënuari politik, Gëzim ÇELA

ËNDËRRIME NGA QELIA

(Vargje në kujtesë)

Nuk di se ç’pata n’zemër

Dhe sytë m’u mbushën n’vaj,

Kur pashë një lule t’bukur

Atë ditë të kaltër në maj.

U ktheva kah ajo lule,

E pyeta se ç’emër ka,

por m’tha: “Pse nuk po ule

me ndejt me mue paksa?

Nuk sheh se prej vetmie

Po dergjem në kët’ vend,

Se dje, për qejf t’nji fmije

Unë mbeta pa kërkend!?

M’i shkuli shoqet e tjera,

Që pata unë përbri

Dhe tash po kjaj e mjera,

Kur shoh se jam n’vetmi.”

“Mos qaj, se nuk je vetëm”, –

I thashë me lot ndër sy –

“Dhe mue n’vetmi m’kanë lanun

Tamam ashtu si ty.”

 Dhomë izolimi, Shkodër, 1957

VETËM…, ME VDEKJEN!

 Mbasi kisha përfunduar një izolim dhe hetuesi sfilitëse 7 muajshe në një birucë të errët, me dritësimin e vetëm të një llambe me voltazh të ulët, të vendosur mbi derë, ku muret qanin pikë – pikë prej lagështirës, më kishin kaluar në një qeli tjetër. Aty, për herë të parë, nëpërmjet një frëngjie të vogël, nisa të shoh rrezen e parë të diellit, që, si një fjongo e bardhë vajze, harlisej duke rrëshqitur për pak kohë në murin përballë, në orët e para të mëngjesit.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf