Sigal

 Leonard Veizi

(vijon nga numri i kaluar)

Më 1977 mora udhëzim qarkor, që u ishte dërguar gjithë ambasadave tona të Evropës, lidhur me reparacionet nga Republika Federale Gjermane. Në të vërtetë, fjala ishte për zhvillimin e memorandumit të qeverisë shqiptare të 18 qershorit 1965 për reparacionet dërguar qeverisë së RFGJ ndarë në dy kapituj kryesorë: dëme materiale (rreth 4 miliardë USD të 1938) dhe sigurimet shoqërore (800 milionë dollarë të 1938). Qëllimi ishte të tërhiqeshin gjermanët në bisedime Për të arritur në rezultate konkrete. Ne të kaluarën ishin bërë përpjekje për kontakte direkte, por gjermanët i kanë evituar. Mendova se me anë të të tretëve mund të arrihej diçka, prandaj mora për drekë në qershor 1977 mikun tim suedez, kontin Leyenhaupt, një burrë i gjatë, i moshuar, i ditur e me një kulturë të gjerë. Ne ishim miq në të dyja drejtimet: gruaja e tij kishte relacione të ngjashme me të shoqen e ambasadorit gjerman Von Putkamer dhe me bashkëshorten time. Kjo miqësi nuk ishte aq për oportunizëm sesa për aftësi profesionale. Ne drekuam në restorantin “Ushçe” të Beogradit buzë lumit Sava dhe patëm një bisedë tepër të përzemërt. Në fillim duheshin krijuar kushtet për të hyrë ne kontakte me RFGJ për të filluar bisedimet midis dy vendeve me qëllim që të merrnin reparacionet që ajo na detyrohej duke filluar me kapitullin e sigurimeve shoqërore. Levenhaupt e kuptoi qëllimin e bisedës dhe tha me tej në formë pyetje se nuk ka ndonjë gjë sikur të informonte ambasadorin gjerman Putkamer për këtë bisedë. Unë e miratova. Në mbrëmje, në pritjen e Afganistant u ndodhëm se bashku të tre ambasadorët dhe ambasadori suedez përmendi bisedën tonë për reparacionet, mesa duket për ta siguruar ambasadorin gjerman për përmbajtjen e bisedës që kishim pasur bashkë. Unë thashë dy fjalë për të konfirmuar sa tha Levenhaupt. Duhet shtuar se, gratë e ambasadorëve ishin suedeze dhe shoqe të ngushta. Rreth një muaj më vonë, me 14 korrik, në pritjen kombëtare të Irakut, para se të largohej, Putkamer gjeti rastin e në “mënyrë natyrale” u ndodhëm vetëm së bashku. Biseda ishte e shkurtër për marrëdhëniet midis dy vendeve, por ambasadori gjerman u përqendrua në çështjen e reparacioneve, që ishte bërë çelësi i marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe RFGJ-së. Unë hodha idenë se mund të bisedohej dhe të dyja palët t’i zgjidhnin problemet e tyre në këtë rrugë. Putkamer ishte gjerman tipik, serioz, i qetë, ishte i “ftohtë”, por po ti hynte një çështjeje, dëshironte ta çonte atë deri ne fund. Ai nënvizoi se pretendimi i palës shqiptare për reparacionet prej 4 miliard USD të vitit 1938 përbënte një shumë kolosale dhe nuk mund të merrej si bazë për bisedime. Unë i konfirmova se bisedimet mund të fillonin për kapitullin e reparacioneve të sigurimeve shoqërore. Ambasadori me sa duket këtë donte për të qenë i sigurt për sa kish thënë ambasadori suedez për reparacionet. Nuk vonoi shumë dhe pas dy javësh, në pritjen kombëtare të Zvicrës, më 1 gusht, Putkameri më tërhoqi mënjanë për një bisedë konfidenciale dhe tha: “Qeveria e Republikës Federale me entuziazëm vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare për zgjidhjen e problemeve mes të dy vendeve. Ajo propozon që midis të dy qeverive të fillojnë menjëherë bisedimet për reparacionet në fushën e sigurimeve shoqërore ne Beograd, Vjenë ose Bon, sipas dëshirës së palës shqiptare. Do të jetë mirë, vazhdoi ai, që pala shqiptare të paraqesë në këto bisedime dokumentet përkatëse për dëmshpërblimet që detyrohet të japë qeveria Federale për demet e shkaktuara shtetasve shqiptare gjatë kohës se Luftës se Dytë Botërore.

Përgjigja nga Tirana

Porosita shifrantin e ambasadës që përgjigjen e Tiranës për gjermanët ta punonte me përparësi. Por ajo nuk erdhi, ambasadori u largua në Bon. Nëpër mend më kalonin shumë ide, ndoshta ishte kërkesa për dokumentacion, ku ne kemi qenë të dobët, por prapë mendoja se një reagim në një farë mënyre duhej bërë të paktën për të reaguar respektin për qeverinë gjermane. Më pas ajo erdhi, ishte një përgjigje e shkurtër e menduar thellë politikisht, vetëm se i mungonte një gjë: nuk mbante parasysh se, i drejtohej Gjermanisë Federale: “Kërkoji ambasadorit Putkamer që propozimin e tij ta bëjë me shkrim, me notë”. Ja kjo ishte përmbajtja e përgjigjes që na dërgoi Tirana. Pra duket se pala jonë nuk ishte që bisedimet të fillonin menjëherë sepse ndoshta druhej se mund ta akuzonin që “iu shit imperializmit”, ndonëse argumenti ynë ishte juridikisht i bazuar sepse bisedimet bënin fjalë për një të drejtë të shtetasve tanë të dëmtuar gjatë kohës se luftës nga Rajhu i Tretë. Mirëpo për Tiranën lufta ideologjike për “demaskimin e revizionizmit” ishte “parimore”. Me erdhi keq për një sjellje të tillë, për më tepër se Gjermania Federale kishte kohë që nuk paguante më reparacione; qoftë edhe për sigurime shoqërore. Ajo bëri një gjest të tillë si rast të veçantë për Shqipërinë, por kurrsesi të bënte një konfirmim me notë zyrtare për reparacione që do ta vinte atë në pozitë të vështirë ndaj shteteve të tjera që kishin pretendime analoge.

Ngrirja e bisedimeve

Ambasadori gjerman u kthye ne Beograd në prag të një ekskursioni të trupit diplomatik të kryeqytetit jugosllav të organizuar në tetor 1977 nga Sekretari i Punëve të Jashtme. Me këtë rast i dhashë Putkamerit përgjigjen për propozimin e qeverisë se tij. Putkamer tha se, “për këtë më duhet autorizimi i qendrës, do të pyes Ministrinë e Jashtme në Bon dhe do t’ju njoftoj”, u përgjigj Putkamer me korrektësi, por jo pa habi të fshehur. E pyeta dhe në disa raste të tjera më thoshte kurdoherë me gjakftohtësi se, “nuk kemi akoma përgjigje nga Boni”.

Vizita

Franc Josef Shtraus në Shqipëri

Shqipëria pranon papritur një vizitë të Kryeministrit të Gjermanisë Perëndimore. Franc Josef Shtraus mbërriti në Shkodër përmes kufirit verior dhe në një drekë tipike të mirëseardhjes shkodrane, bisedoi me diplomatin e njohur shqiptar Sokrat Plaka edhe për disa çështje për të cilat nuk ishte folur kurrë deri atëherë. A komunikonin me njëra-tjetrën gjermanitë në kohën e luftës së ftohtë? Nga jashtë dukej se jo, por nga brenda ishte ndryshe. Diplomati i vjetër shqiptar, në këto rreshta të kujtimeve të tij, pohon se, si bashkëpunonin dy gjermanitë, kur vinte puna për çështje kardinale. Një herë kur ish-Bashkimi Sovjetik e kishte kërcënuar Gjermaninë Lindore për shkak të një borxhi, i vetmi aleat i saj që e ndihmoi shpejt dhe fshehtësisht ishte Gjermania Perëndimore. I njëjti komb dhe ish-shtet, i ndarë artificialisht në dy shtete, nuk reagonte dot ndryshe në të tilla raste. Lufta e Ftohtë kish humbur kuptimin pas këtyre ngjarjeve që i kapërcenin dogmat komunisto-lindore dhe dilnin jashtë parashikimeve të asaj kohe të papërsëritshme. Më 1984 shkuan në ambasadën tonë në Vjenë, drejtori i “Benz”-it në Mynih, Dersh, mik i Franc Josef Shtrausit, kryeministër i Bavarisë. Mori takim me funksionarë të ambasadës sonë dhe në emër të Shtrausit kërkoi vizë për të ardhur në Shqipëri. Vendi ynë nuk mbante marrëdhënie diplomatike me Republikën Federale Gjermane, prandaj ambasadori ynë në Austri refuzoi t’i pranonte pasaportat e Shtrausit dhe të shoqëruesve të tij. Përfaqësuesi i Shtrausit i tha ambasadorit se, “pavarësisht nga kjo, njoftoni Tiranën për këtë kërkesë” dhe u larguan. Ambasadori na njoftoi dhe udhëheqja e lartë udhëzoi që Shtrausit dhe shoqëruesve të tij t’u jepen vizat. U caktua koha e mbërritjes se tyre në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Miqtë gjermanë u pritën nga një drejtor i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dy xhipset e tyre i morën në dorëzim dy shoferët tanë. Unë i prita në një restorant në periferi të Shkodrës. Kuzhinierët kishin përgatitur një drekë me menu kombëtare. Shtrausi vizitoi jugun e Shqipërisë, përfshirë Lukovën, për të cilën Shtrausi bëri vlerësimet më të larta për punën e madhe të popullit shqiptar. Shtrausin e priti zv. kryeministri Manush Myftiu, ai foli për Shqipërinë, gjendjen e saj ekonomike, për nevojat e saj, për reparacionet për mendimin e qeverisë shqiptare se RFGJ të jetë prioritare në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Shtrausi dëgjoi me vëmendje, por nuk shprehej. Më tepër ishte një takim njohje dhe në fakt u ra dakord që dy veta të shkojnë në Mynih, ku do t’i priste vet Shtrausi. Kontaktet u lanë të hapura, Shtrausi do të vinte përsëri në Shqipëri dhe kështu ndodhi, duke u takuar me kryeministrin Adil Çarçani, me të cilin pati një bisedë të gjatë.

Tri çështjet

Pra, ambasadori bëri të qarta tri çështje:

1.-Vlerësoi gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të biseduar me qeverinë federale dhe në këtë mënyrë shprehu mirëkuptimin e qeverisë se vet për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria me ndërprerjen e ndihmave kineze dhe gatishmërinë për ta ndihmuar atë në një farë mënyre;

2.-Në bisedimet të fillojnë menjëherë, pra pa u lënë rast të tjerëve për të përfituar nga pozita e vështirë ekonomike e Shqipërisë dhe sidomos këtu fjala është për vendet e Evropës Lindore, aleate të BS.

3.-Putkamer nënvizoi se do të bisedohej për dëmshpërblimet për kapitullin e sigurimeve shoqërore, për të mos pasur keqkuptime më pas, sidomos përsa u përket reparacioneve për dëmet materiale, për të cilat qeveria gjermane në kuadrin e Marrëveshjes së Londrës të vitit 1953, nuk merrte asnjë angazhim. E falënderova ambasadorin për propozimin konkret e konstruktiv të qeverisë gjermane dhe e sigurova që do të njoftoja menjëherë qeverinë time. Dhe kështu veprova. Në telegramin që dërgova në Tiranë, vura në dukje se lidhur me përgjigjen tonë për këtë propozim duhet mbajtur parasysh se ambasadori Putkamer se shpejti do të largohej nga Beogradi për pushimet verore dhe se do të kthehej nga fundi i shtatorit. Ambasadori suedez, që ishte informuar nga miku i vet Putkamer, m’u shpreh me optimizëm për propozimin gjerman, duke e vlerësuar si një çarje të akullit dhe me dobi të madhe për marrëdhëniet e të dy vendeve dhe sidomos për Shqipërinë. I thashë se edhe unë kështu mendoja dhe e falënderova edhe njëherë për kontributin që ai dha për këtë.

Përgjigja nga Tirana

Porosita shifrantin e ambasadës që përgjigjen e Tiranës për gjermanët ta punonte me përparësi. Por ajo nuk erdhi, ambasadori u largua në Bon. Nëpër mend më kalonin shumë ide, ndoshta ishte kërkesa për dokumentacion, ku ne kemi qenë të dobët, por prapë mendoja se një reagim në një farë mënyre duhej bërë të paktën për të reaguar respektin për qeverinë gjermane. Më pas ajo erdhi, ishte një përgjigje e shkurtër e menduar thellë politikisht, vetëm se i mungonte një gjë: nuk mbante parasysh se, i drejtohej Gjermanisë Federale: “Kërkoji ambasadorit Putkamer që propozimin e tij ta bëjë me shkrim, me notë”. Ja kjo ishte përmbajtja e përgjigjes që na dërgoi Tirana. Pra duket se pala jonë nuk ishte që bisedimet të fillonin menjëherë sepse ndoshta druhej se mund ta akuzonin që “iu shit imperializmit”, ndonëse argumenti ynë ishte juridikisht i bazuar sepse bisedimet bënin fjalë për një të drejtë të shtetasve tanë të dëmtuar gjatë kohës se luftës nga Rajhu i Tretë. Mirëpo për Tiranën lufta ideologjike për “demaskimin e revizionizmit” ishte “parimore”. Me erdhi keq për një sjellje të tillë, për më tepër se Gjermania Federale kishte kohë që nuk paguante më reparacione; qoftë edhe për sigurime shoqërore. Ajo bëri një gjest të tillë si rast të veçantë për Shqipërinë, por kurrsesi të bënte një konfirmim me notë zyrtare për reparacione që do ta vinte atë në pozitë të vështirë ndaj shteteve të tjera që kishin pretendime analoge.

Ngrirja e bisedimeve

Ambasadori gjerman u kthye ne Beograd në prag të një ekskursioni të trupit diplomatik të kryeqytetit jugosllav të organizuar në tetor 1977 nga Sekretari i Punëve të Jashtme. Me këtë rast i dhashë Putkamerit përgjigjen për propozimin e qeverisë se tij. Putkamer tha se, “për këtë më duhet autorizimi i qendrës, do të pyes Ministrinë e Jashtme në Bon dhe do t’ju njoftoj”, u përgjigj Putkamer me korrektësi, por jo pa habi të fshehur. E pyeta dhe në disa raste të tjera më thoshte kurdoherë me gjakftohtësi se, “nuk kemi akoma përgjigje nga Boni”.

Biseda me Mehmet Shehun

“Fillo bisedimet me gjermanët”!

Ndërkohë faqet e “Zërit të Popullit” ishin plot me kritika kundër “imperializmit e revizionizmit”, kryesisht ndaj Fuqive të Mëdha. Pra, në vitin 1978, Tirana i qëndronte besnike vijës së saj politike. Për Perëndimin nuk kishte më rrezik që Shqipëria të bashkohej me Lindjen pas prishjes se marrëdhënieve me Kinën, siç mund të mendohej më 1977. Askush në Tiranë nuk mendoi për t’i dhënë përgjigje pozitive Putkamerit gjatë kësaj kohe. Prishja e marrëdhënieve me Kinën po e bënte udhëheqjen e vendit tonë të mendonte seriozisht për rrugët e daljes nga vështirësitë ekonomike. Karakteri autarkik i ekonomisë sonë plotësisht shtetërore nuk mund t’i hapte asaj prespektivë. Ne shkurt 1979, më thirrën në Tiranë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme më thanë se, “ishte vendosur nga udhëheqja e lartë që t’u ngrinim përkatësisht RF Gjermane dhe Britanisë së Madhe zgjidhjen e problemeve të reparacioneve të luftës dhe të atij të arit monetar”. Problemet do të trajtoheshin me ambasadorët e shteteve përkatëse në Beograd. Pa dyshim është një iniciativë pozitive, pavarësisht se momenti nuk ishte aq i favorshëm sa më 1977. Nuk e pata të vështirë të thellohesha në detajet e problemit. Në kohën kur ishte ministër i Jashtëm, Behar Shtylla, më ishte dashur të kaloja nëpër duar problemet e reparacioneve si dhe ato të arit monetar. Prandaj përgatita tezat e qëndrimit për të dyja problemet të cilat u diskutuan në mbledhjen e ngushtë të MPJ. Siç bëhej zakonisht në formulimin e qëndrimeve tona u mjaftua vetëm me përcaktimin e pozitës për takimet e para. Në fund më priti në një takim te veçantë kryeministri M. Shehu, i cili pasi më dëgjoi për përgatitjet më foli qetë dhe me ton optimizmi, duke u përqendruar në çështjet kryesore dhe shtoi se në varësi të ecurisë së bisedimeve do të shihen pozitat që do të adoptojmë në të ardhmen. Meqenëse ai injoroi ta përmendte, unë sugjerova nëse me ambasadorin gjerman mund të filloja bisedën aty ku e kishim lënë afro dy vjet më parë, pra t’i jepja përgjigje pozitive për propozimin e bërë nga qeveria gjermane në korrik 1977 për fillimin imediat të bisedimeve në Beograd, Vjenë e Bon. Kryeministri miratoi dhe më uroi sukses. Kështu mbaroi takimi me Mehmet Shehun prej një ore, ku ishte prezent edhe ministri i Punëve të Jashtme.

(vijon nesër)

NESËR DO TË LEXONI

-Pse dështuan bisedimet sekrete Shqipëri-Gjermani për dëmshpërblimet e Luftës

-Emërimi në Vjenë dhe politika austriake mes Lindjes dhe Perëndimit