Arjan Beqari/ Si dështoi martesa e vajzës së Pashait të Beratit me Ali Pashë Tepelenën

821
Velça është një fshat i vjetër dhe i dëgjuar jo vetëm nga madhësia e territorit dhe relievit të bukur, dhe nga bukuritë natyrore në të cilat shtrihet. Pozicioni gjeografik, pasuritë natyrore dhe kushtet klimaterike e kanë bërë Velçën të banuar qysh në prehistori. Velçën nuk e ka zbukuruar e pasuruar vetëm natyra, por edhe njerëzit e saj, të cilët janë shquar si luftëtarë popullorë, bujq të rrallë në punimin e tokës si dhe blegtorë të zotë. Krahas këtyre traditave në këto troje kanë gjëmuar betejat dhe luftërat për liri, kushtrimet e Gjergj Arianitit, Cane Myftarit, Zenel Gjolkeës, Selam Hasanit e bashkëfshatarëve të tjerë velçiotë. Zërit kushtrimor të trojeve shqiptare, fshatarët e Velçës iu përgjigjën në kryengritjen antiosmane të viteve 1834, 1847, si dhe në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1880, ku velçiotët luftuan kundër shovinistëve grekë në brigjet e Himarës. Vend të veçantë në jetën e Velçës zënë burrëria, bujaria e besnikëria të cilat kanë shkëlqyer në të gjitha kohërat në jetën dhe zakonet e këtyre banorëve. Nuk është e rastit që shumë banorë të fshatrave të krahinës që I kanë njohur velciotët nga afër për burrëri dhe besnikëri të thonë: Si Velça dhe velciotët paçim miq kurdoherë.
Kamber Malo Gjiveli
….
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal