Agim JAZAJ/ Vlora e pavarësisë dhe Vlora e rilndjes…

1174
Sigal

Shteti i RILINDJES është mes njerëzve të RILINDUR për të edukuar qytetarinë

 Ka kaluar një vit nga kremtimi me madhështi i 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, në Vlorën e Pavarësisë, dhe jemi në 101- vjetorin e Pavarësisë.

Atëkohë publicisti i njohur Kristo Mërtiri publikoi në shtypin e ditës vargjet e autorit: “Dasmën e bën/ i zot’i shtëpisë/ Vlora e Flamurit/ Djep’i Pavarësisë…

Në Vlorë për 100 -vjetorin e Shqipërisë u derdhën nga gjithë trevat shqiptare! Por 100- vjetori u pasua edhe me një eveniment historik, në 101- vjetorin, me zgjedhjet e 23 Qershorit të RILINDJES.

 Për gati 25 vjet shqiptarët të sfilitur nga pushtet-zullumi, të mbetur rrugës së gjatë të tranzicionit, sërish në”Kërkim të Kohës së Humbur”! Ideja e hedhur “RILINDJA”, u pasua mëpastaj në: “RILINDJA NIS NGA VLORA”. Kish domethënien e vet. Pra nga Vlora e Pavarësisë, ku u hodhën themelet e Shtetit Shqiptar, do të rilindte, të startonte “RILINDJA” , me ideatorin, promotorin dhe realizuesin Edi Rama, i lidhur edhe gjenetikisht me Vlorën. Do të zgjidhej deputet i Vlorës, kryeministër i vendit. Dhe Vlora e dha verdiktin. RILINDJA nisi nga Vlora, u pasua nga e gjithë Shqipëria. Vota plebishitare, e gati 80 për qind e qytetarëve vlonjat dhe të qarkut, votuan për Rilindjen.

 Bilanci i pak kohëve duket shpresëdhënës, jo vetëm për vlonjatët, por për gjithë shqiptarët: Shteti i RILINDJES është mes njerëzve të RILINDUR, për t’i dhënë fund marrëzi-likunisë frerëkëputur. Për të edukuar dhe detyruar qytetarinë me ligjet e vendit dhe të shoqërisë europine që synojmë të shkojmë. Për të futur, madje detyruar edukatën e ligjit: Të udhëheq arsyeja, jo marrëzia. Të synojmë të futemi në rrugët e Europës me statusin e qytetarit dhe jo me statusin e të marrit. Të jetojmë në bashkësi si njerëz, jo si të marrë. Qytetarë të thjeshtë që kanë ndërtuar pa leje, dhe u janë rrafshuar ndërtimet, janë shfaqur koshientë për t’i dhënë fund marrëzisë, për rrjedhojë nuk kanë reaguar. Pjesë e shoqërisë civile vlonjate kanë hedhur në tregun e ditës formulimin e një “Kodi Qytetarë” me ligjet e formuluara dhe rregullat e pa shkruara duke i shpërndarë: Tu çojmë derë më derë/ Pusullë në çdo konak/ Nenet për çdo myteberr/ Sanksione për çdo kaçak. Për të edukuar e detyruar njerëzit si duhet të sillen dhe të veprojnë në bashkësi e formuluar:

Të jemi qytetarë të lagjes.

Të bëhemi qytetarë të qytetit.

Të synojmë qytetarë të vendit.

Të ëndërrojmë dhe përfitojmë statusin: Qytetarë të Europës!

Edhe një fakt shumë i thjeshtë, por mjaftë domethënës, i munguar gjatë në historikun e shtetit të tranzicionit. Kryeministri z. Edi Rama, pak ditë më parë, në Vlorë, mes vlonjatëve nëpër rrugët e buzëdetit, pa kostumin e kryeministrit, me rrobat e qytetarit, mes qytetarëve. Nëna vlonjate e takoi, e puthi si birin e vet, i dha uratën. “Të keqen nëna. Nuk na preve në besë me helmet e Sirisë. Të kemi dhënë besën, duam të na ngresh shtetin për qytetarët dhe jo pushtetin që kemi vuajtur kaq gjatë nga pushtetarë, zullmqarë-grabitqarët, hileqarët dhe haleqarët”….

Pema nuk e jep prodhimin qysh kur e mbjellë, dhe sapo mbin, a të keqen nëna- mërmëriste e ngazëllyer nëna labe në rrugën e Skelës… P-E i dha notë kaluese Shqipërisë edhe për mos pranimin e armëve kimike.

         Amanet i Rilindësve:

Shqipëria, që të shpëtojë nga rreziqet që e kanë rrethuar duhet të hyjë në rrugën e zhvillimit e të mbarësisë, të bëhet një nga më të mirët e nga më të bukurit vende të Europës…Ajo ka gjithë ç’i duhet: shqiptarët janë fort të zgjuar e të mençur, kanë dëshirë të madhe për zhvillim e për çdo farë diturie, janë trima e ushtarë të shquar.

Mëmëdheu ynë, i dashur nuk rron dot edhe shumë kohë kështu siç është sot. Të shpëtuarit a të humburit e Shqipërisë është në dorë të Shqiptarëve.

Sami FRASHËRI

      U FRYMËZUAN NGA PARARDHËSIT,

    FRYMËZUAN PASËARDHËSIT

Patrioti i madh Ismail Qemali me bashkëshpallësit e Pavarësisë Kombëtare, bashkëngritësit e Flamurit dhe bashkëfirmëtarët e Qeverisë u mblodhën nga të gjitha kazatë, viset shqiptare, Kosova, Dibra, Çamëria, veriu, jugu, Shqipëria e Mesme, gegë e toskë, mysliman e të krishterë në Vlorën e Flamurit…

Gjeneratat që vijuan, u frymëzuan nga paraardhësit dhe frymëzuan pasardhësit, luftuan e fituan, por dhe u flijuan… Ndërtuan vendin, mësuan brezat, drejtuan ekonominë, shkencën dhe teknikën në të gjithë nivelet dhe në tërë gjeografinë e Vlorës, lanë pas vepra dhe emra…

                                Ismail Qemali,

                                Me Isa Boletin,

                                Dy sytë e një balli,

                                Shpallën Pavarësinë…

 

                               Ismail Qemali ,

                               Me Isa Boletin,

                               Njeri në Mitrovicë,

                               Tjetri në Kaninë…

            

Lexuesit e mi, të hershëm e të rinj, miq dhe shok, personazhe, apo të pa njohur, në komunikim të rastit, kanë shprehur “etjen” e tyre dhe janë bërë shtysë për të publikuar sa më shpesh pjesë elitare, prijësit në cilindo nivel, për t’u marrë për referim nga pasuesit, për të çuar më përpara misionin e tyre; ata dhe ato që na kanë përçuar, nuk na kanë përçmuar, të cilët mbeten në kujtesën njerëzore, të qytetarisë vlonjate, dhe asaj shqiptare, të gdhendur me “daltë”!

I kam njohur dhe si kam njohur nga afër, ata që më kanë frymëzuar, dhe besoj jo vetëm mua…

                   FAQE HAPUR E HISTORISË

Vlorë e Labëria, kjo trevë si një e tërë lavdimbuluar, synon në aspiratën e saj të kahershme: “Shtetin dhe Jo pushtetin”. Ajo njihet dhe e ka vendosur historia në ballinën e saj, për evenimentet historike, vlerat dhe virtytet, bujarinë, trimërinë, atdhetarinë, patriotizmin, besën për çështjen kombëtare. Atdheu mbi të gjitha, Vlora Nderi i Kombit!

Nëpër faqet e historisë duhet të ruajmë, pasurojmë dhe transmetojmë ato vlera kombëtare tek brezat që vijnë…

Zenel Gjoleka, labi i njohur kudo në trojet shqiptare më 1852 me 2000 burra të Labërisë u vra në Qafë të Kërstiqit në Podgoricë për trojet shqiptare, në Malin e Zi, kundër shovinistëve serb.

Më 1878 te kalaja e Lëkurësit në Sarandë, burrat e Labërisë i thanë: “Kthehu mbrapa” shovinizmit grek.

Këto janë evenimente historike, të gdhendura me daltë në historinë e Shqipërisë, në memorien e kombit. Njihen, transmetohen dhe pasurohen nga pasardhësit. Historia me e afërt e vitit 1908, kur u themelua “Klubi Labëria” solli Pavarësinë e Vendit, shpallur në Vlorën Heroike nga Ismail Qemal Vlora. Pa harruar këtu Epopenë e labëve në luftën e vitit 1920, kontributin po të Vlorë e Labërisë dhe bijve të sajë më 1944,  për çdo metër katror ka edhe mesataren më të lartë të dëshmorëve për lirinë, e Shqipërisë.

-Kontributin e Vlorës dhe jo vetëm për vendosjen e pluralizmit, përballjen e vitit më të mbrapshtë 1997, etj

  Personalitete të shquara vendase, por dhe të huaj kanë shënuar:

-“Fan NOLI: “Kur lëngon Shqipëria, zgjohet  Labëria”.

-Shtefën Gjeçovi më 1920 ju raportonte shkodranëve:  “Vlonjati për Shqipërinë fal pasurinë, jep fëmijën dhe djeg shtëpinë”.

 -Ja si është shprehur edhe Vernizellos i parë: “Le të ketë një çikë Shqipëri, po të mos ketë Labëri”.

Akademiku i shquar Prof. Dr. Rexhep Qosja thotë: “Labëria e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë”-publikonte kohë më parë dhe autori

Ahmet Demaj

Ato ditë të ndezura të fushatës së 23 Qershorit, vlonjatët në takimin me z.Edi Rama formuluan një postulat me tingëllimin e së nesërmes: “Rilindja fillon nga VLORA”. Dhe… Ndodhi ajo që pritej! Pritet ajo që duhet!

         HUMBËSIT E TUNGJATJETËS 

Ne shqiptarëve, kam lexuar se; na admirojnë edhe për një urim të veçantë e mjaftë kuptimplotë: “Tungjatjeta”! Në tabelat e pa publikuara nga ndonjë institucion legal, monitorues, nuk kemi parë bilancin e këtij rezultati. Ndërsa qytetaria shprehet në mënyrën e vet dhe rezulton se: Tungjatjetën vlerë madhe e meritojnë të paktit dhe rezultojnë humbës të shumtit. Fitues të shumtë, rezultojnë veçmas njerëzit e shoqërisë civile dhe humbësit më të mëdhenj, rezultojnë ata të përfshirë në (“stallat”) politikë dhe në administratën shtetërore. Arsyeja shpjegohet sepse; të dytët, pra humbësit e tungjatjetës, janë edhe abuzivistët më të mëdhenj me votën, aspiratën e qytetarëve.

Një ish drejtues i lartë i pushtetit vendor, pas shumë kohë i “larguar”, një mbrëmje ishte në xhiro në qytet, përpara teatrit; “Petro Marko”,Vlorë i vetmuar. Askush nga ata që e kishin pasur shok, pa u ngjitur në majë të pushtetit dhe nga ata që i bëri shok në kohën e pushtetit, nuk i jepnin më as përshëndetje me tundje të kokës; Tungjatjeta. Ai ecte dhe mërmëriste me vete, priste në xhiro fillikatë, ta përshëndesnin ish miqtë, madje dhe të njohurit e vet, bashkëqytetarët e tij! Rezultonte se kishte humbur dhe përshëndetjen: “Tungjatjeta”!

Pasi ishte (e kishin) ngjitur në piramidë, (të cilën e ka vet njeriu në dorë) e tashmë i zbritur, (të cilin e zbresin të tjerët) kishte humbur  në shumicë, pikërisht edhe  ata që e kishin ngjitur në majë të piramidës. Këtë “vendim” e kishin marrë qytetarët, pa u mbledhur dhe pa e votuar! Një vendim i rrallë, mjaftë domethënës, i ashpër, i pa formuluar në ndonjë kod ligjor, por i formuluar në kodin moralo-njerëzor:

Humbën pasurinë/ Bien nga pushteti/ Humbasin miqësinë/ I braktis mileti…

-Askush nuk mund të shkelte këtë “ligj qytetar” i hyrë “menjëherë në fuqi”! Ndërrimi i pushtetit, me anën e ndryshimit të votës, nuk ka sjellë ndryshimet dhe prosperitetin që posedon vota demokratike, qëllimin që synon sovrani në raport me harkun kohor të stërtranzicion-stanjacionit shqiptar. Kjo ka realizuar ndryshimin e mësipërm, në hyrje të këtyre radhëve. Në këtë bilanc, nëse nuk shënohen tregues të tjerë, është i prekshëm dhe po bëhet më i prekshëm dhe ky tregues: Fituesit e paktë dhe humbësit e shumtë të tungjatjetës vlerë madhe!

                   ATA QË PËRLIGJIN VOTËN

 Vitet ikin tutje. Njerëzit e kësaj sëre bëjnë tëhu. Në shtratin e tyre ruajnë njerëz, elita, shënojnë data, përcjellin dhe ruajnë në kujtesën njerëzore ecje dhe ngecje. Në memorien e tyre njerëzit kanë skalitur ata që i kanë drejtuar, në cilindo nivel të administratës, ata që kanë justifikuar ‘’taksën’’ e qytetarëve, të cilët kanë vendosur “gurë” të skalitur, (jo të pa gdhendur si këta të sotmit në shumicë) për të ngritur shtetin, që po aspirojnë shqiptarët dhe po kërkojnë me pishë në gjithë harkun kohor të ekzistencës së tyre. Ata që kanë shpalosur vlerat, janë dhe nuk janë, por mbeten promotor të fuqishëm frymëzimi për pas ardhjen e tyre, dhe fatkeqësisht kalojnë pa vëmendjen e duhur nga politika e ditës. Dhe kjo jo pa arsye; për të venitur” yjet e ndriçuar dhe për të “lartësuar” yjet e venitur, për të trazuar miell e krunde… Ndjen keqardhje dhe mbetemi të etur për njerëz të dimensioneve të tilla. Aq më shumë kur puna, kontributi, sjellja dhe angazhimi i tyre në cilëndo fushë rrezatonin karakteret e forta, njerëzit që përfaqësojnë qytetarinë, kur personaliteti i tyre edhe i atyre që janë larguar ndoshta nga jeta dhe nga përfaqësimi prushërojnë edhe në ditët e sotme të ‘’marra’’. ‘’Kohët e marra’’ si i quan një poet i yni, nuk mund të venitin aspak shkëlqimin e këtyre njerëzve me kontribut dhe mbetet apel i ditës edhe për të nesërmen për ne shqiptarët të cilët ndodhemi të fyer edhe nga mos përfaqësimi dinjitoz i shtetit, të përballur përditë me dhunues të drejtave të qytetarëve dhe shpërdorues të votës së tyre. Një vështrim i shpejtë mbi administratën e shtetit, bilanci drithërues rezulton se të zgjedhurit nga rrethi i politikës, madje duke i shërbyer asaj, e kanë kaluar në dorë të dytë qytetarin. Organet e drejtësisë, ku janë vlerësuar nga gjithë anët, vendorët e ndërkombëtarët, sondazhet e zhvilluara nga mediume dhe organizata të pa diskutueshme, të  monitoruara i kanë dhe shpallur ato si pjesa me e korruptuar e shtetit.

  Ndoshta për të kuruar këtë plagë të rëndë, mungon pafuqia e shtetit, por aq më keq mungon edhe aksioni qytetarë përballë këtyre dhunuesve të cilët rreken me pozicionet zyrtare, duke sfilitur njerëzit nëpër radhë, deri dhe duke iu kthyer jetën e përditshme në maraz.

 Plot të pa lyrë/ Njerëz informalë/ Pa gjak në fytyrë/ Pa cipë në ballë.

-Në ’’dylbitë’’ dhe memorien e qytetarëve mbeten nëpunësit e administratës, ata që administrojnë votën e qytetarëve dhe përpos tyre  qytetari i thjeshtë bën bilancin: “Na është përligjur, apo na është ndotur vota”?! Shtetasit nëpërmjet këtyre njerëzve- njerëz në veprimet dhe mosveprimet e tyre prekin në përditshmëri shtetin e qytetarëve, aspiratën e synuar, shohin të “ekranizuar” votën e tyre. Gurë të tillë “fosfor ndriçues” përgjatë gjithë rrugës për ne shqiptarët dhe gjithë botën e civilizuar, mbeten orientim edhe për pasuesit, mëtejshmërinë e funksionimit të administratës së shtetit, ata që duhet të zgjedhim e vendosim në poltronet e administratës së sotme, të cilët nuk mund t’i gjejmë as me ”pishë” sot në radhët e saj.

                   PËRULEMI PARA TYRE

“Intelektual” me barrë- tituj e grada” na janë servirur dhe kemi zgjedhur për t’i votuar e qeverisur, por pa na dhënë atë produkt që kërkohet dhe është e mundur. U kemi dhënë mandatin, na kanë sjellë mandatën. Kanë zbrazur buxhetin, kanë mbushur xhepin.  Për mbi 23 vjet Lider Kalanderët bëjnë fushatë elektorale, e kanë në program edhe sot: “Do t’u kthejmë Pronat Pronarëve, disa ish pronarëve. Ju rëntë pika mu në kokë! Jo atyre që mashtrojnë trashë, po atyre që e hanë më trashë!

Njerëzit që punuan, drejtuan, organizuan, shërbyen dhe nuk rrëmbyen kanë të ngritur përmendore,  nuk janë futur në muzetë e kohës, por rrojnë  në “muzetë” njerëzore. Kudo, në çdo kohë flitet për ta dhe duhet të vijojë të mbeten “prushi i ndezur” edhe për ata që do të vijojnë. Në kafenetë e thjeshta të Vlorës, në çdo cep  nga krahinat përbërëse e:

Në Tragjasin dhe Dukatin e Zonja Çurres, Sado Koshenës, Halim Ramohitos, Guçe Laçit, Dervish Aliut, Birçe Haskos, Mustafa Dedenikës, Isuf Bodos, Maja Aliçkës … Mbeten të gjallë edhe kur janë larguar nga kjo botë. Të gjallët pasojnë dhe pasurojnë amanetin e tyre: Sherbejnë dhe nuk rrëmbejnë.

Bregut-Himarës së Petro Markos, Persefoni Kokëdhimës, Andrea Varfit, Zaho Kokës, Llambro Andonit, Aleks Çaçit, Katina Bejlerit, Lefter Çipës, Nase Benit, Paskal Milos, Odise Goros….Janë dhe mbeten gur themeli të krahinës, Vlorës,  Shqipërisë dhe gjithë shoqërisë shqiptare. Kontributet,  aktet e tyre mbeten burim i pa shtershëm i breznive.

Në krahinën ë lumit të Vlorës, në portë hyrjen, Mavrovën  e Rrapo Dervishit, Bejto Isufit, në gjithë thëllësinë e saj të: Zenel Gjolekës, Jaho Gjolikut, Memo Metos, Miro Tërbaçi, Halim Xhelos, Xhebro Gjikës, Xhemil  Sherif Çelës, Luftar Bolenës, Hysni Leskaj, Bexhet Memës, Sali Vranishtit, Hysen Çinos, nëpër rrugët e frymëzimit dhe të patriotizmit të djemeve të Valentina Lesakjt, Sihat Tozajt, Bako Dervishit, Dasho Matodashaj, Hysen Rukës, Barjam Tushit,  Xhule Çirakut, Kudret Velçës, Zimo Krutaj, Ahmet Demaj, etj.  Mbeten të skalitur në memorien e Vlorës, Labërisë dhe të vendit për kontributin e tyre, në shërbim të vendit.

Nga krahina e Kudhës Grehotit (Sevasterin) e Kanan Mazes, Zyber Bejto Kudhësit, Rrapo Çelos, Perllat Rexhepit, Ali Asllanit, Manxhar Binos, Murat Hekuranit, Reiz Xhelilit, Tofik Xhelilit, Lik Seitit, Ali Ymerit, Ponit, Agim Jazos…Bijtë dhe bijat e saj  prezantojnë jo më krahinën dhe Vlorën, por i kanë shërbyer me devocion vendit. Deviza e tyre i ka frymëzuar në misionin me pasionin e pa shoq, e përcjellin stafetë tek brezat: “Atdheu mbi të gjitha, Vlora Nderi i Kombit”. Ndaj e ngazëllen, e përtërin në moshë Hamdi Xhelilin, teksa kujton me mallëngjim vendlindjen, njerëzit, e pjek malli dhe për gurët, por dhe shmallohet…

Këta dhe jo vetëm, por armata të tëra në gjithë Vlorën dhe krahinat e saj janë armata të tëra, në pa mundësinë për ti përmbledhur qoftë dhe në këtë sipërmarrje, të evitohen qejfmbetjet. Ata mbeten “gurë fosfotndriçues”, orientues dhe frymëzues, gurrë e pa shuar për brezat!

      Përulemi përpara veprës së tyre!

Vlora dhe krahina e Labërisë si një dhe e pa ndarë, nuk shtrihet vetëm brenda hartës së Vlorës, por shtrihet si pjesë e vazhdimësisë në: Tepelenë, Sarandë, Gjirokastër, Delvinë. Por Vlora e Labëria është në gjithë Shqipërinë me bijtë dhe bijat e saj, edhe nëpër botë. Në Vlorë dhe në krahinën e Labërisë janë dhe bijë dhe bija nga të gjithë krahinat, po dhe nga i gjithë vendi e trojet shqiptare. E gjithë Shqipëria është në shpirtin e Vlorës dhe Labërisë, si dhe Vlora dhe Labëria është në gjithë shpirtin e shqiptarëve, si gjaku i një trupi!

Në vesh më kumbojnë, kudondodhemi vargjet e poetit Ali Asllani:

   “Vlorën edhe Vlorën,

    Thelp e kam në zemër,

    Ditën  e kam dritën,

   Natën e kam ëndërr”…