Agim Dade/ Sejfullai: Zhvillimi i vendit të mos ndikohet nga ndërhyrja jugosllave

638
Jetëshkrimi
Sejfulla Malëshova u lind më 19 korrik të vitit 1900 në fshatin Limar të Malëshovës së Përmetit. U nda nga jeta në Fier, më 11 qershor të vitit 1971, në moshën 71 – vjeçare, i internuar dhe i braktisur, i lënë plotësisht në harresë. Ai do të binte viktimë e luftës absurde të klasave.
Po, kush ishte prof. Sejfulla Malëshova?
Mësimet e para i mori në vendlindje, në Malëshovë, ndërsa ato të mesmet i vazhdoi në Kolegjin Shën Mitër Korona të Italisë, ku ka dhënë mësim edhe i madhi Jeronim de Rada. Pastaj vazhdoi universitetin në Romë, Fakultetin e Mjekësisë, për të përfunduar në Moskë, ku mbaroi për filozofi në Universitetin “Lomonosov”. Nisur nga rezultatet e shkëlqyera që siguroi, u mbajt pedagog. Pak më vonë u organizua një konkurs për vendin e dekanit të filozofisë, ku u ftuan studentët e shkëlqyer të pesë viteve të fundit nga shumë kombe të botës. I bëjnë ftesë edhe Sejfullait për të konkurruar, ndër, gati 150 konkurrentë. 
Fiton postin e Dekanit në Moskë
Në mbarim të konkursit doli shpallja: Vendin e Dekanit të Filozofisë e fiton djaloshi nga Shqipëria, Sejfulla Malëshova. Kjo ishte një dhuratë dhe nder që i jepej Atdheut të tij të dashur, Shqipërisë. Që në të ritë e tij, Sejfulla Malëshova u përfshi dhe u aktivizua gjerësisht në rrethet atdhetare, ku u dallua për shpirtin e tij të zjarrtë atdhetar; pjesëmarrës aktiv në lëvizjen për drejtësi e përparim shoqëror.
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal