Rihanna shokon në 7 minutat e këngës “Bitch Better Have My Money”

247
Rihanna ka publikuar videon e saj më të re muzikore të këngës “Bitch Better Have My Money” dhe në klipin shtatë minutash, do të shihni skena të zhveshura, fjalor të pistë dhe skena dhune. Në këtë videoklip, Rihanna shfaqet plotësisht e zhveshur, e lyer me gjak dhe në rolin e një gangstereje që merr peng një femër.
Por përveçse këngëtare, Rihanna vjen edhe si regjisore e kësaj videoje muzikore, në të cilën shfaqen aktorë si Mads Mikkelssen dhe Eric Roberts. 
Pas publikimit të videos, 27-vjeçarja është fotografuar teksa shkonte për darkë me miqtë e saj në një restorant në Santa Monica e veshur me një palë pantallona të shkurta dhe taka të larta, që i nxirrnin në pah këmbët e gjata dhe të tonifikuara. 

 Me stil si gjithmonë, këngëtarja nga Barbadosi dukej e kuruar në çdo detaj, që nga flokët, ‘make up’-i e deri tek thonjtë.