Zyrtare: Avdullah Hoti, kandidat i LDK-së për kryeministër

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që kandidat i kësaj partie për kryeministër të jetë Avdullah Hoti. 

“Propozimi ynë është që Avdullah Hoti të jetë kandidati jonë për kryeministër të Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Avdullah Hoti ka thënë se për të kjo është dita më e madhe në jetën e tij. Ai premtoi se do ta marrë me seriozitet këtë angazhim.

“Do ta marr me shumë përgjegjësi këtë nominim. Ky do të jetë koalicion i fitores”.

Hoti, në këtë mandat të fundit të Qeverisë ka qenë një ndër ministrat më aktiv të LDK-së duke udhëhequr Ministrinë e Financave.

Ndërkohë LDK ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.