Zoran Zaev tallet me Ali Ahmetin

556
Platforma e partive shqiptare nuk është pjesë e programit të liderit të LSDM- së. 
Nuk kanë të sosur bëmat e Zaev, i cili ndryshe kishte rënë dakord me Ali Ahmetin gjatë kohës që ky i fundit po kryente bisedime për marrëveshjen paraprake me Gruevskin dhe ndryshe rezultoi qëndrimi i sotëm gjatë shpalosjes së platformës së qeverisë në pritje. Me sa duket bisedat dhe premtimet që i ishin bërë Ali Ahmetin për paktin me Zaevin e kishin zanafillën në korridoret dhe zyrat e Soros-it në Tiranë. Kjo edhe për faktin, se Zaev njihet si një nga njerëzit më besnik të Soros-it dhe lidhjet mes grupit apo sikurse quhet në zhargonin e përditshëm të “sektit” të Soros-it Tiranë-Shkup udhëhiqen nga e njëjta strategji. Gjithsesi Ali Ahmeti me veprimet e tij krijoj një situatë të rëndë kur kemi parasysh se ai ishte në koalicion të fortë për 8 vite me VMRO. Dy janë janë shpjegimet e analistëve të situatës ballkanike për atë çka ndodhi sot mes LSDM së Zoran Zaev dhe BDI së Ali Ahmetit:

Së pari, Zaevi si njeriu i Soros-it mundet të ketë marrë udhëzime paraprake nga qarqet Sorosiane Ballkanike që të pranonte gjithçka në parim dhe kjo, për aq kohë, sa të dështojë marrëveshja Gruevski-Ahmeti. Pas kësaj Zaevi do të shikonte interesat e veta në kurriz të shqiptarëve, të cilët, duhet pranuar, se janë zhgënjyer dhe tradhtuar prej kaq vitesh nga Ali Ahmeti.

Së dyti, Ali Ahmeti mund të ketë qenë në dijeni të këtij pazari dhe ka vazhduar edhe ai lojën e tij, duke lënë mundësinë që në fund të bëhet disi kritik ndaj Zaev dhe ta justifikojë qëndrimin e njeriut të Soros-it në Maqedoni si një të mesme të përbashkët.

Dhe e gjithë kjo lojë ka zanafillën në takimin e Tiranës ku liderët e tjerë shqiptarë ishin thjesht sa për të fshehur gjurmët e atij që ishte me të vërtetë asi nën mëngë për krijimin apo rrëzimin e qeverisë dhe që e ka emrin Ali Ahmeti. Këtë arsyetim dhe të tjera fakte kanë shqetësuar edhe shumë vende ballkanike dhe ato evropiane, të cilat reaguan si për takimin e Tiranës, ecejaket e Ahmetit dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Maqedonisë. Më shumë se kujtdo kjo situatë i interesoi vetë lobit të Soros-it i interesojnë trazirat, mungesa e stabilitetit rajonal ballkanik për të mbajtur të grupuar njerëzit e vet, të cilët i ka paguar prej vitesh. E megjithatë është në nderin e Ali Ahmetit të dalë dhe të demaskojë qëndrimin tallës të LSDM dhe Zaevit dhe të tërhiqet menjëherë për të shpëtuar imazhin e tij dhe nderin e nëpërkëmbur të shqiptarëve të Maqedonisë. 

Ndërkohë mediat maqedonase duke ju referuar deklaratës për shtyp të Zaev i cili theksoi se se Qeveria e re do të jetë për një shtet me aspirata integruese për në BE dhe NATO. Ai gjithashtu tha se shumica parlamentare, është e përkushtuar për përforcimin e unitariteti, sovranitetit dhe stabilitetit.

Zaev tha, se programi është ndërtuar në bazë të plan-programit të LSDM-së që e ka pasur para zgjedhjeve dhe programeve të partive me të cilat ka diskutuar për formim të Qeverisë, në këtë rast të partive shqiptare.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha pikat:
1. Republika e Maqedonisë do të jetë shtet për të gjithë qytetarët – nuk ka më ndarje mes atyre që janë afër dhe larg me pushtetin. Do të ndërtojmë shoqëri të bashkuar me lidhje të afërta mes të gjithë qytetarëve dhe jo tensione ndëretnike.

2. Republika e Maqedonisë do të zhvillohet drejt integrimit në BE dhe NATO. Marrim obligim për zbatimin e reformave prioritare të KE-së dhe që janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës. Do të fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE-në në afat sa më të shkurtër.

3. Standard më të mirë – do të krijojmë kushte që të ketë të ardhura më të mira për qytetarët. Në 6 muajt e parë do t’i rrisim rrogat, gjithashtu do të rritet edhe paga minimale.

4. Në shtet do të ketë sistem social tatimor, ata që kanë të ardhura më pak do të paguajnë më pak, ndërkaq ata që kanë të ardhura më shumë, do të paguajnë më tepër. Do ta ndalojmë pasurimin e funksionarëve.

5. Do të angazhohemi për zhvillim të ndërmarrjeve të brendshme, që t’i zgjerojnë kapacitetit e prodhimtarisë.

6. Do të ketë kontroll të pushtetit dhe përgjegjësi prej tij. Për paratë e buxhetit do të ketë informata të sakta dhe në kohë.

7. Do të jemi Qeveri transparente për sjelljen e vendimeve të rëndësishme, duke diskutuar me qytetarët.

8. Do të sigurojmë zhvillim të barabartë, është e nevojshme për të gjithë qytetarët. Ndarja e parave deri te Komunat do të jetë transparente dhe në bazë të nevojave të qytetarëve.

9. Do të sigurojmë sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe profesional. Partitë do të jenë larg gjyqësorit. Do të formohet Departament Special në Gjykatën Themelore për rastet e Prokurorisë Speciale.

10. Jemi të gatshëm për jo-selektim kundër korrupsionit. Qeveria e re do të merr detyrë që proceset kundër korrupsionit të përfundojnë, ndërkaq paratë t’u kthehen qytetarëve.

11. Do të sigurojmë kontroll të ndjekjes së komunikacioneve nga Shërbimet Sekrete. Shërbimet Sekrete që kanë kompetenca për ndjekjen e komunikacioneve duhet të kenë mandat të qartë. Do të ketë kontroll të vërtetë të shërbimeve sekrete nga Kuvendi. Asnjëherë më s’do të përsëritet skandali i përgjimeve.

12. Do të sigurojmë media të pavarura, do të sigurojmë reforma në media, në bazë të reformave prioritare . Do të reformohet RTVM dhe të punojë në mënyrë të pavarur.

13. Të gjithë të punësuarit në administratë do të punojnë pa trysni partiake. Menjëherë do ta zgjedhim çështjen e administratorëve që marrin rrogë dhe nuk shkojnë në punë.

14. Qeveria e re do të angazhohet që ta zbardh rastin e Kumanovës, me mbështetje ndërkombëtare për ata të cilët kanë qëndruar prapa rastit. Ministria kompetente do të japë mbështetje për “Sopotin” “Brodecin”, “Monstrën”, “Nikolla Mlladenov” dhe “Martin Neshkovskin”.

15. Do të ketë ligj për avancim të ligjit për gjuhën shqipe që qytetarët të komunikojnë më lehtë me institucionet. Maqedonia do të shtet i të gjithë qytetarëve. Do të përkrahim politikat e gjuhës. Qeveria e re do të propozojë ligj për gjuhën shqipe për zgjerim të përdorimit në institucione, ku do t’u mundësojë shqiptarëve që të komunikojnë më lehtë me institucionet. Atje ku ka 20% të qytetarëve, aty do të ketë gjuhë tjetër shtesë zyrtare, pra turqisht ku ka turq, rome ku ka romë etj. Është gënjeshtër se të gjithë qytetarët nuk mund të mësojnë ndonjë gjuhë do të dënohen. Institucionet që nuk do ta respektojnë ligjin për gjuhën, do të dënohen.

16. Zaev tha, se Qeveria e re nuk do t’i ndajë qytetarët, pasi që nevoja për ajër të pastër, spitale funksionale, shkolla të ngrohta etj., janë të nevojshme për të gjithë, ndërkaq për çështjen e mandatit ai tha se javën e ardhshme pret që të zgjidhet çështja duke mos sqaruar nëse vet do të thirrin seancë në Kuvend.

Pas deklaratës Zaev vjen dhe reagimi i Ahmetit. Një reagim i cili është më shumë shfajësim për të mbuluar lojën e pistë midis tij dhe dhe Zaev, jo qëndrim zyrtar. Nëse Ahmeti e ka seriozisht atëherë duhet të kërkohet largimi i tij nga qeveria. 
Ambasadori i Bullgarisë në NATO lëshon “bombën”: Maqedonia do ndahet, qetë ose me dhunë
Pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm Hungarez që shigjetoi Ramën si ndërhyrës dhe destabilizues në politikën dhe situatën e krijuar në Maqedoni reagon Ambasadori Bullgar në Nato. Ambasadori i Bullgarisë në NATO, Bojko Noev thotë se duhet t’i kërkojë urgjentisht Bashkimit Evropian një mision parandalues dhe stabilizues. Sipas Noev, ish-ministër i mbrojtjes në Bullgari, situata politike në Maqedoni paraqitet tejet e rënduar. Ai komenton edhe letrën e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov drejtuar Këshillit të Evropës, SHBA-ve, NATO-s dhe Turqisë, duke u shprehur se ky është një lloj sinjali dërguar për komunitetin ndërkombëtarë se në Shkup anija po fundoset. “Është një pranim dramatik se vendi është në prag të anarkisë totale. Kriza politike, të cilën po e vëzhgojmë prej një kohe të gjatë, po eskalon, dhe Maqedonia praktikisht po e humb sovranitetin e saj”, ka deklaruar Noev. Sipas tij Maqedonia nuk ka ardhmëri të shtetit unitar, duke shtuar se kantonizimi praktikisht tashmë ka filluar. Sipas tij, tani çështja qëndron në faktin nëse vendi përfundimisht do të ndahet në mënyrë të qetë ose të dhunshme. Noev, njëherësh ambasador i Bullgarisë edhe në Belgjikë dhe Luksemburg, shtoi se në Maqedoni është e rëndësishme të ketë paqe për shkak se në këtë vend jetojnë mijëra bullgarë.
Sigal