Zgjedhjet në SHBA: Trump dhe Clinton kërkojnë votat e zgjedhësve me prejardhje aziatike

466
Sigal

Kandidatët përpiqen me insistim që të tërheqin rreth
vetes një grup zgjedhësish, që tradicionalisht ka qenë i afërt me demokratët.

Kësaj
here është gjithçka ndryshe: në të shkuarën amerikanët me prejardhje aziatike
në SHBA janë injoruar në prag të zgjedhjeve. Në rastin më të mirë partitë
krenoheshin vetëm me faktin, se kanë fituar pikë edhe tek ky grup zgjedhësish.
Ndërsa sivjet të dy kandidatët si Hillary Clinton ashtu edhe Donald po përpiqen
të fitojnë pikë prej këtij grupi zgjedhësish, që është në rritje.


vitet 2000 deri më 2010 ky grup popullsie në të ashtuquajturat “shtetet
swing” si Nevada dhe Karolina e Veriut pothuajse është dyfishuar.
Rezultati është, që grupi i zgjedhësve amerikanë me prejardhje aziatike
ndërkohë është aq i madh, sa që në zgjedhjet në nëntor mund të luajë një rol
vendimtar në rezultat. “Amerikanët me prejardhje aziatike janë pikërisht
në shtetet swing si guri i ekuilibrit të peshores. Këto nuk janë më mundësi
hipotetike, por kjo edhe ka ndodhur”, thotë Taeku Lee, politolog në
“University of California” në Berkeley.

Lee
sjell shembullin e zgjedhjeve në Virxhinia më 2014 mes demokratit Mark Warmer
dhe rivalit të tij republikan Ed Gillespie. Warmer fitoi duke kryesuar bindshëm
me rreth 20.000 vota. “Ky avantazh shpjegohet pikërisht me zgjedhësit me
prejardhje aziatike. Nëse këta zgjedhës do të kishin dhënë votën e tyre do të
kishte fituar Ed Gillespie”, nënvizon Lee.

Hillary Clinton do të fitojë
pikë

Ekipi
elektoral i Hillary Clintonit e ka kuptuar rëndësinë e kësaj shtrese
zgjedhësish. Tradicionalisht demokratët mund të llogarisin me votat nga ky
grup. Por për ta ruajtur këtë tendencë, kampi i Clintonit ka nisur të marrë
masat.

Ekipi
i Clintonit vepron në disa drejtime: shpalljet elektorale bëhen në gjuhën urdu,
në atë vietnameze, në hindi dhe në gjuhën koreane. Madje ka edhe telefonata në
gjuhë të ndryshme, sepse një e treta e zgjedhësve të mundshëm nuk e flet rrjedhshëm
anglishten.

“Qëllimi
i fushatës është që të prezantohen në të gjitha format të gjitha informacionet,
që duan t’i kenë njerëzit,” thotë Shekar Narasimhan, themelues dhe kryetar
i fondit “Asian-American and Pacific Islanders (AAPI) Victory”. Sipas
Narasimhan synohej që në këtë mënyrë të tregohet se sa të interesuar jemi
pikërisht për këtë grup zgjedhësish.

Fondi
“AAPI Victory” i ashtuquajtur “Super PAC” është i
specializuar për amerikanët me prejardhje aziatike. Një “Super Pac”
është një lloj grupi lobinug që fokusohet në mbështetjen ose luftimin e
deputetëve ose nëpunësve elektoralë të qeverisë.

Amerikani
nga SHBA-ja Narasimhan, i cili e ka prejardhjen nga India, krahas punës si
konsulet depozitash financiare angazhohet me pasion edhe për komunitetin e tij.
Fondi i tij përqendrohet në shtetet, në të cilat numri i amerikanëve me
prejardhje aziatike mund të luajë një rol vendimtar në votime.

Narasimhan,
që ithtar i demokratëve, është i bindur, se ky grup zgjedhësish mund t’i
sigurojë fitoren Hillary Clintonit. Brenda komunitetit ka pasur një valë të
madhe mbështetësish, kur Barack Obama kandidoi për herë të dytë. Pothuajse tre
të katërtat e komunitetit aziatik asokohe votuan për rizgjedhjen e tij. Nëse u
referohesh sondazheve të fundit, mbështetja e madhe e tyre do të mbetet për
demokrat-ët.

Përpjekjet e republikanëve

Partia
republikane është po ashtu në kërkim të shresave të reja të zgjedhësve dhe
përpiqet ta gjejë fatin e saj edhe tek amerikanët me prejardhje aziatike.
Donald Trump në shtator angazhoi një forum konsultativ, i cili duhej të
fokusohej pikërisht tek ky grup zgjedhësish. Në fillim të tetorit Trump mori
pjesë në një gala donacionesh, që u organizua nga partia republikane brenda
grupit hindu të lobinugt.

“Unë
jam një tifoz i madh i hinduve dhe i Indisë”, tha Trump në fjalimin e tij.
Ai e mbylli fjalimin me fjalët: nëse do të zgjidhem “komuniteti indian dhe
hindu do të ketë një mik të mirë në Shtëpinë e Bardhë.”

Pavarësisht
fjalëve të ngrohta nuk duket që Trump të ketë shanse të mira tek ky grup. Ekipi
elektoral i tij ka bërë përpjekje të mëdha për ta relativizuar retorikën e
ashpër të Trumpit kundrejt migrantëve. Ndonëse komentet e tij nuk i janë
adresuar direkt aziatikëve, ai e ka humbur një pjesë të madhe nga ky grup
zgjedhësish.