Zaev: Nëse nuk zgjidhet prokuroi special, do publikoj ‘bombat’

468
Nëse deri më 15 shtator nuk zgjidhet prokurori special opozita do të vazhdojë me publikimin e ‘bombave përfshi atë për rastin Monstra. Kështu deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në Strugë.
‘Nëse nuk ka prokuror publik, nuk kam ndërmend Zvrlevskit t’ia jap dëshmitë që i posedoj. Atëherë kur nuk keni institucioni të pavarur që t’ia jepni materialet mbetet arsyeja që ishte e pranishme më parë. Do të publikohen para qytetarëve deri në fund. Kjo do të thotë për çdo gjë që ka dëshmi tek ne, qoftë rasti Monstra, TV A1 apo procese të tjera do të publikohen. Ne shpresojmë që përmes institucioneve të sistemit qytetarët do ta mësojnë të vërtetën. Shpresoj se do të ndihmojnë që shumë njerëz të marrin drejtësi dhe ta hapin të vërtetën deri në fund’, ka deklaruar Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Sipas Zaevit nuk ka asnjë garanci që deri më 15 shtator do të zgjidhet prokurori special, për të cilën gjë akuzoi kryeministrin Gruevski. Zaev pret që deri në zgjedhjet në prill të bien edhe aktakuzat e para të proceduara nga prokurori i ri.
‘Deri në zgjedhje, unë pres që të bien aktakuzat dhe të merren vendime. Të paraqiten edhe Zaevi edhe Gruevski në bankën e të akuzuarve. Nuk ka shpëtim, ne janë të barabartë me të gjithë qytetarët. Nëse dikush ka bërë gabim me ligj, ka të përgjigjet para ligjit. Nuk i duhen Maqedonisë amnisti të reja. Sigurisht në përputhje me dëshmitë ekzistuese në procedurë dhe me prokurori publike të pavarur në krye me Prokurorin Special duhet të shtyhen këtë çështje’, ka theksuar Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Zaev tha se ajo për të cilën deri tani janë marrë vesh me VMRO-DPMNE-në ka qenë autonomia e prokurorit të posaçëm, mënyra e formimit të sektorëve të hetimit përmes përzgjedhjes së inspektorëve. Ai pret që në fillim të shtatorit të nisin bisedimet edhe për pavarësinë e mediumeve,RTVM-në dhe Agjencinë për veprimtari audio-vizuale. Rreth braktisjes së koalicionit me lëvizjen “Qytetarët për Maqedoni”, Zaev tha se edhe në të ardhmen do vazhdojnë me bashkëpunimin me ta për çështje të interesit të përbashkët./ALSAT/
Sigal