Vuçiç flet për zgjedhje të parakohshme, që Serbia t’i afrohet BE

397
Kryeministri serb, Aleksander Vuçiç u shpreh për zhvillimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme, me qëllim që Serbia të jetë e gatshme për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2020, sot gjatë një takimi të partisë së tij konservatore pro-evropiane (SNS) në Beograd. Vuçiç, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e të cilit ka një maxhorancë të konsiderueshme në Parlament, 158 nga 250 deputetë, u shpreh për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme para përfundimit kushtetues katër vjeçar.
Sigal

Në kuadër të ligjit, kryeministri ose mund të japë dorëheqjen, ose duhet t’i kërkojë presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, ish-president dhe themelues i SNS-së, të shpërndajë Parlamentin dhe të thërrasë zgjedhje të parakohshme. “Vendimi im është qe ne do të kemi zgjedhje (…) Serbia ka nevojë për katër vite të tjera stabilitet me qëllim që të jetë e gatshme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, deklaroi Vuçiç.

Kryeministri theksoi se Serbia duhet deri në vitin 2020 të përfundojë procesin e reformave dhe të jetë gati për t’u anëtarësuar në BE. Në fund të muajit dhjetor, Serbia hapi dy kapitujt e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në sfondin e përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën. “Ne dëshirojmë një shoqëri që punon dhe dëshirojmë që Serbia të shprehet se dëshiron të njëjtën gjë”, shtoi Vuçiç.