Vritet edhe një shqiptar nga Kosova në Siri

511
Flurim Zenuni, vetëm 20 vjeçar, është shqiptari i radhës që ka humbur jetën në Siri. Ai iu kishte bashkangjitur grupit ekstremist të njohur si Shteti Islamik apo ISIS, pak muaj më parë. Zenuni është nga fshati Kuk, komunës Dragashit, ndërsa ka poseduar edhe nënshtetësi gjermane, ku edhe ka jetuar me familje. Siç mësojnë mediat, ai është bashkangjitur ISIS-it, nga Gjermania. Kur familjen e tij e kanë njoftuar ditë më parë për vdekjen e Flurimit, disa familjarë të tij që jetojnë në Kosovë, kanë hapur të pame në fshatin Kuk. Flurimi ka jetuar në Gjermani bashkë me prindërit dhe një vëlla, i cili është më i madh se ai me moshë, dhe radikalizimi i tij ka ndodhur në Gjermani. Nuk dihet numri i saktë i shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë e që iu kanë bashkangjitur ISIS-it, siç është rasti i Flurimit. Por, nga Kosova në ISIS, llogaritet që kanë shkuar dhe janë kthyer rreth 300 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra e fëmijë të mitur.
Sigal