Votimi në OKB/ Erdogan kundër SHBA: Shembull se vullneti s’mund të blihet me dollarë

385
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, tha se rezultati ishte një tregues se vullneti nuk mund të blihet me dollarë dhe me kërcënime, raporton Anadolu Agency (AA).
“U bëmë unik dhe u bëmë me Jerusalemin. U bëmë unik dhe siç e shihni, kemi arritur në 128 kundër 9 në OKB. Nëse i shikoni këto 9 vende, këto janë shtete me 15.000, 21.000, 50.000 banorë. Pra, është e pamundur që me dollarë dhe me kërcënime të blihet vullneti i dikujt” tha Erdoğan.