VIDEO/ Sulmi me armë në Gjermani, dy të vdekur

89

Një ngjarje horror ka tronditur ditën e sotme Gjermaninë ku një person i armatosur ka vrarë dy persona në qytetin Halle.

Në afërsi të një sinagoge, autori ka hapur zjarr ndaj personave që ndodheshin në brendësi të objektit të kultit fetar duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre.

E përditshmja Bild ka thënë se sulmuesi ka nisur sulmin afër një sinagoge në zonën Paulus në qytetit, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Policia ka rrethuar zonën Paulus.

Në disa raportime është thënë se pasi sulmuesi apo sulmuesit kanë ikur nga skena e sulmit, janë dëgjuar të shtëna në një zonë të afërt.

Akti ndodhi në festën e Yom Kippur (gjermanisht: dita e pajtimit ose festa e pajtimit), festa më e lartë hebraike, e cila kryhet si një ditë pushimi dhe agjërimi.

Image

ImageImageImage