VIDEO/ I presin bishtin peshkaqenit dhe e lenë të largohet, të gjakosur

520
Sigal

Gjesti i mizorisë përfundoi në profilet e tyre në Facebook: punëdhënësi e pushoi atë dhe tani rrezikon burgosjen. Një gjest mizorie kthehet kundër atyre që e kanë bërë atë. Dy peshkatarë të rinj islandezë kapën një peshkaqen të Grenlandës dhe i prenë bishtin atij. Këtë gjest e kanë bërë duke qeshur dhe më pas e hodhën përsëri në det, para smartfonit të tyre dhe ata e përshëndetën me një “fat të mirë, bastard”!

Një akt brutal, ligësi e pastër. Por kjo nuk ka përfunduar këtu pasi ata e kanë hedhur videon në facebook dhe me këtë gjest kanë rrezikuar plotësisht veten e tyre.

Skeda u bë virale dhe bëri që protagonistët të humbnin vendet e tyre të punës ndaj edhe sot ata rrezikojnë burgimin, shkruan, Tgcom24.

Kjo mizori është vërtetë e frikshme, peshkaqeni i gjymtuar dhe i mbytur në gjak, fillon të notojë duke tentuar të largohet sa më shumë dhe sa më shpejt nga pehskatarët.

Anëtarët e tjerë të ekuipazhit të anijes u përpoqën të justifikonin kolegët e tyre në komente, duke shpjeguar se “peshkaqeni ishte gjysmë i vdekur ndaj edhe djemtë nuk bënë asgjë serioze”, por nuk arritën të zbusin polemikat: dy peshkatarët morën dhjetëra fyerje dhe kërcënime online, derisa u detyruan të fshijnë videon nga profilet e tyre për të shmangur probleme edhe më të rënda.

Por tashmë klipi tashmë ishte bërë viral dhe lajmi u rinis nga agjensia kombëtare e shtypit,

Por tashmë klipi tashmë ishte bërë viral dhe lajmi u rinis nga agjensia kombëtare e shtypit, Ruv.

Image