Vetëm 11 vjeç, nipi i Mbretëreshës Elizabet II nget Land Roverin e familjes

131

James Viscount Severn mori Land Roverin e familjes për një shëtitje dhe në bord ishte së bashku me nënën e tij, shkruan sot Dailymail.

Djali 11-vjeçar i Princit Edward mori timonin e makinës, ndërsa e ëma Sophie (kontesha e Wessex-it) qëndronte si pasagjere e parë ditën e djeshme.

Pavarësisht moshës së tij, mbretëresha e re e lejoi të shkojë në oborrin e Kështjellës Windsor pasi është tokë private, dhe kjo do të thotë se ai nuk ka nevojë për një leje të përkohshme për drejtimin e mjetit.

Më parë gjatë ditës, Edward, 55 vjeç, dhe vajza e tij, Lady Louise, 15 vjeç, shëtisnin, ndërsa Princi Philip, u çlodh në një karrocë me kuaj.

Mbretëresha tregoi se ishte ende një kalorëse e aftë ndërsa drejtonte një kalë në një ditë të bukur me diell.

Duket haptazi se nënë e bir e shijojnë kohën e kaluar së bashku pasi Sophie dhe James u panë gjithashtu duke luajtur dhe duke u argëtuar me dy qentë e familjes.

Image

Image

Image

Image

Image

Image