Turqi/ Sulm terrorist në një spital, të paktën 12 të vdekur

115

Të paktën 12 civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi terrorist me autobombë pranë një spitali në qytezën siriane Çobanbey afër kufirit me Turqinë, raporton Anadolu Agency.

Sulmi ka ndodhur pas detonimit të një automjeti të ngarkuar me shpërthyes në parkingun e Spitalit të Çobanbey-it, qytezë e cila është pjesë e rajonit ku është zhvilluar operacioni antiterrorist turk “Mburoja e Eufratit”.

Sipas Mbrojtjes Civile, të paktën 12 civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, ndërkohë që janë ngritur shqetësime nga rritja e mundshme e numrit të viktimave.

Ekipet e Mbrojtjes Civile janë mobilizuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke i vazhduar aktivitetet e shpëtimit nga gërmadhat e shtëpive të rrënuara në afërsi të spitalit si pasojë e shpërthimit.

Dëme materiale nga shpërthimi ka pësuar edhe spitali.