Turqi: Futbollisti godet me shkelm në kokë kundërshtarin

402
Një futbollist ka shkelmuar në mënyrë brutale kundërshtarin e tij teksa ky i fundit qëndronte i dëmtuar në fushën e lojës. Incidenti shokues i filmuar në Turqi ndodhi të dielën gjatë ndeshjes midis Dallicaspor dhe Sanayispor. Pasi ai merr karton të kuq nga arbitri , nuk mjaftohet por i afrohet Karakas dhe e godet me shkelm në kokë.

Futbollisti ,të cilët iu deshën 9 qepje në buzën e tij, foli pas ndeshjes dhe pohoi se shkelmimi mund ta kishte vrarë atë. “Vazhdova të luaja për pak.Nuk doja t’i lija miqtë e mi vetëm”- u shpreh ai për mediat. Presidenti i klubit të Sanayispor i kërkoi falje publike Karakas për veprimet e Degirmenci dhe konfirmoi se ai u përjashtua nga skuadra.
Sigal