Tre të dyshuar për sulmin në Paris, arrestohen nga policia turke

46
Policia në Turqi thotë se i ka arrestuar tre militantë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik, te perfshire ne sulmet ne Paris. Mes te arrestuarve eshte edhe një shtetas të Belgjikës, i cili është i akuzuar se ka vepruar si informator për planifikuesit e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, nga të cilat janë vrarë 130 vetë.
Zyrtarët thanë se shtetasi i Belgjiskës, Ahmet Dahmani, me prejardhje nga Maroku, është arrestuar sot në një hotel luksoz në Antalia. Të dy personat e tjerë, që raportohet se janë sirianë, janë arrestuar në një vend të afërt.
Ka dyshime se këta dy persona ishin dërguar nga militantët e Shtetit Islamik për ta ndihmuar Dahmanin që ta kalonte kufirin në Siri.
Autoritetet e Turqisë më herët këtë javë i kanë dëbuar tetë marokenë të dyshuar se kishin lidhje me ekstremistët e Shtetit Islamik.