Sigal

Dy anëtarët e mbijetuar të familjes Metko në aksidentin e shënuar të dielën e 19 gushtit në Kanada vijojnë të mbeten në spital. Maralba Metko, e cila humbi në aksident bashkëshortin Fatosin dhe djalin Fioralbin, është në gjendje kritike për jetën dhe mbetet në koma, ndërsa vajza e saj 9 vjeçare Brianna ka një përmirësim, të paktën fizikisht.

Detajet i bëri me dije për mediat vendase, president i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Calgaryt, Ilir Kuqi pasi i vizitoi në spital. Komuniteti shqiptaro-kanadez i Kalgarit po vjen në ndihmë të anëtarëve të mbijetuar të familjes Metko.

Policia tha se Fatos Metko, 45 vjeç, dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç, vdiqën kur automjeti i tyre fillimisht goditi një dre që i preu rrugën dhe më pas u përplas me një makinë sportive. Maralba dhe Brianna u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Aksidenti rezultoi tragjik edhe për makinën tjetër ku humbën jetën nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe e nëntëvjeçare A. Caroa, ndërsa tre të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.