Tragjedi në brigjet greke, mbytet varka me 50 emigrantë

419
Sigal

Një varkë me 50 emigrantë në bord u fundos 13 milje detare në jug-perëndim të Paxos të Greqisë.

Nga të dhënat e para mësohet se për shkak të fundosjes kanë humbur jetën një numër i madh emigrantësh, ndërsa 16 prej tyre është arritur të shpëtohen nga rojet bregdetare greke.

Operacioni është duke vijuar edhe tani. Në operacion janë përfshin 6 anije ardhur nga porti i Igoumenicës, Korfuzi, Paxos dhe Lefkadhas.

Anije luftarake dhe 2 avionë ‘Super Puma’ janë pjesë e mega operacionit.

Ende nuk ka informacion për kombësinë e emigrantëve.