Tragjedi në Brazil, shembet diga, 9 të vdekur e 300 të zhdukur

781
Sigal

Të paktën 9 të vdekur dhe më shumë se 300 të zhdukur është bilanci i një tragjedie në Brazil, pas shembjes së një dige në një minierë hekuri në Brazil.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Autoritetet raportojnë se shembja shkaktoi një llum balte që përfshiu qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty pranë. Kryetari i zonës Romey Zema, tha se nuk ka shumë mundesi që personat e zhdukur të gjenden të gjallë.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shembjen e digës, që është në pronësinë e një kompanie private. Kjo ngjarje ndodh tre vjet pas shembjes së digës në Mariana, që la të vdekur 19 persona, ngjarje që konsiderohet katastrofa më e madhe natyrore në Brazil.