Thaçi publikon fotot nga Koreja e Jugut: Parakalim madhështor me flamurin e Kosovës

776
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar me krenari, fotot e ekipit kosovar që po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.
“Parakalim madhështor i ekipit olimpik me Flamurin e Kosovës në Pyeongchang të Koresë së Jugut, para miliona teleshikuesve nga mbarë bota, – shkruan Thaçi. – Kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë, që përfaqësohemi në Lojërat Olimpike Dimërore. Është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, dy vjet më parë në Olimpiadën e Rios.”
Sigal