Tërmet 3.4 ballë në Korenë e Veriut, frikë për teste të raketave të reja

159
Koreja e Veriut ëstë trondiur nga një tërmet me magnitutë 3.4 ballë duke shkatuar frikën se ‘kombi bërthamor’ po teston më shumë raketa.

Tërmeti ndodhi rreth orës 08:30, mëngjesin e së shtunës (23 shtator) në zonën zonën e Kilju në provincën e Hamgyongit të Veriut nga agjencia meteorologjike e Koresë së Jugut.

Agjencia kineze e lajmeve tha se dyshohet të jetë një shpërthim. Tronditjet e fundit që vijnë nga Koreja e Veriut kanë ardhur për shkak të testeve bërthamore të Kim Jong.

Tërmeti i zbuluar sot ishte afër njërit prej vendeve të testimit të raketave bërthamore të shtetit komunist dhe ishte afërsisht i njëjtë me tërmetin e 3 shtatorit, i cili doli të ishte test bërthamor, raporton Daily Mail.