Shumë prej nesh kemi dërguar të paktën një mesazh ose një fotografi marrësit të gabuar ose jemi penduar për një mesazh që kemi çuar në nerva e sipër.
Por falë një veçorie të re në WhatsApp, ditëve kur jeni penduar për një gjë të tillë u ka ardhur fundi.
Aplikacioni për mesazhe është duke e lëshuar veçorinë e re ‘Delete for Everyone’ (Fshije për të gjithë), e cila do t’ju lejojë që t’i “zhdërgoni’ mesazhet.
Përdoruesit do të kenë vetëm pesë minuta kohë prej dërgimit të mesazhit e deri tek fshirja e tij, dhe vetëm mesazhet që s’janë hapur nga marrësi mund të fshihen.
WhatsApp së shpejti do ta lëshojë një përditësim me këtë veçori të re për të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android në mbarë botën.