Tajlandë. Nxirren jashtë gjashtë nga djemtë e bllokuar në shpellë

93

Shkon në gjashtë numri i djemve të nxjerrë nga shpella e përmbytur të Tajlandës ku po qëndronin prej më shumë se dy javësh. Tossathep Boonthong, shefi i departamentit shëndetësor të Chiang Rai dhe pjesë e ekipit të shpëtimit, tha se “Ne po u bëjmë atyre një ekzaminim fizik”. Autoritetet po garojnë me kohën për të liruar djemtë dhe trajnerin e tyre të futbollit të cilët kanë qenë nën tokë për më shumë se dy javë.

thai_navy.jpg

Djemtë e parë u nxorën disa orë pasi një ekip prej 13 ekspertësh ndërkombëtarë të zhytjes dhe pesë marinarë të marinës Thai hynë në shpellë për të shoqëruar djemtë një nga një nëpër tunelet e përmbytura dhe të ngushta. Narongsak Osottanakorn, guvernatori i provincës Chiang Rai, tha se përveç ekipit tajlandez, shpëtuesit ishin edhe nga SHBA, Australia, Kina dhe Evropa. Misioni i shpëtimit do disa ditë që të përfundojë. Për të nxjerrë jashtë shpellës djemtë, zhytësit duhet të lundrojnë në një seri tunelesh të errëta dhe të përmbytura deri në gjashtë orë.

operacioni.jpg

Me gjithë udhëtimin e kthimit duhen rreth 11 orë për të përfunduar  një rrugë.  Djemtë e moshave 11-16 vjeç dhe trajneri i tyre 25-vjeçar u bllokuan kur po eksploronin në shpellën pas stërvitjes, më 23 qershor. Përmbytjet e Monsoonit bllokuan shpellë dhe për 10 ditë nuk kishte asnjë lajm prej tyre derisa dy zhytës anglezë i gjetën në seksionin ku po strehoheshin. Autoritetet kishin thënë se shirat e monsonit që mund të rrisnin nivelet e ujit në shpellë. Kjo së bashku me rënien e niveleve të oksigjenit në hapësirën e mbyllur, shtuan urgjencën e nisjes së misionit për nxjerrjen e tyre jashtë shpellës.

jashte_shpe.jpg