Sulmi në Teksas, Forcat Ajrore pranojnë dështimin: Nuk regjistruam historinë kriminale të agresorit

532
Forcat Ajrore Amerikane raportuan se po hetojnë dështimin e tyre për të futur të dhëna në databazën kombëtare në lidhje me historinë kriminale të sulmuesit të kishës në Teksas, Devin Patrick Kelley.
Kelley, ish-pjesëtar i forcës ajrore, është akuzuar nga gjykata për dhunë familjare në vitin 2012 dhe është ndaluar nga posedimi ose blerja e armëve. Por, vitin e kaluar, ai e ka blerë armën me të cilën e ka kryer sulmin e së dielës në një kishë jashtë qytetit San Antonio, shkruan BBC.
Njeriu që hapi zjarr gjatë Meshës brenda një kishe në Teksas duke vrarë të paktën 26 vetë, përfshi edhe një fëmijë 2-vjeç, është identifikuar si një mësues 26-vjeçar i studimit biblik i cili u shkarkua nga Forcat Ajrore Amerikane pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe fëmijën e tij.
Devin Patrick Kelley, një baba i martuar, i veshur me të zeza u fut në Kishën Baptiste të Sutherland Springs, me një armë në dorë dhe filloi të qëllonte drejt njerëzve, sipas burimeve lokale të zbatimit ligjor.
Sulmi ndaloi vetëm kur Kelly i lindur në rrethinat e San Antonios, u konfrontua nga një banor hero i zonës, i cili qëlloi vrasësin pasi ai u largua nga kisha. Kelley u vra nga ky banor, i cili nuk ngurroi ta gjëmonte me makinë edhe pse ai ishte i armatosur.
Komisioneri i Qarkut Qilson Albert Games tha për CNN se të paktën 26 vetë u vranë nga të shtënat, por numri i të vdekurve pritet të rritet. Mes viktimave është një vajzë 2-vjeçare, një grua shtatzënë dhe vajza 14-vjeçare e pastorit.
Kelley ishte veteran i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe ish-mësues i studimeve biblike, por nga faqja e tij në Facebook, e cila është fshirë aktualisht nga FBI, tregonte se ai kishte një pasion të madh për armët.
Sigal