Sulmet në Francë/ Vijojnë kërkimet për të dyshuarin kryesor dhe bashkëpunëtorë të tjerë

557
Kërkime të shumta po bëhen nga autoritetet franceze dhe jo vetëm për të gjetur anëtarë të tjerë të mbijetuar apo bashkëpunëtorë të grupit ismalik që vrau 129 persona në Paris ditën e premte (13 nëntor)
Policia ka si të dyshuarin kryesor 26-vjeçarin me origjinë belge Salah Abdeslam.
Ndërkohë avionët ushtarakë francezë kanë nisur sulmet në bastionet e Shtetit Islamik në Siri.
Raportimet e fundit nga Franca thonë se policia po kryen disa bastisje në periferi të kryeqytetit francez.
Kërkimet po vijojnë në të gjithë Francën konfirmoi kryeministri Manuel Valls, informon BBC
Mediat franceze gjithashtu thonë se operimet e policisë janë shtrirë në disa qytete si Bobigny, Grenoble.
Kërkimet kanë nisur dhe në Jeumont, në kufi mes Francës dhe Belgjikës, por nuk është ende e qartë nëse këto kërkime kanë lidhje me sulmet në Paris.
Ndërkohë policia ka identifikuar dy autorët e tjerë kamikazë që shpërthyen veten të premten. Të dy ishin me kombësi franceze dhe jetonin në Belgjikë. Ata ishin 20 dhe 31 vjeç. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditur.
Vellezerit Abdeslam
Sipas raportimeve të fundit të mediave botërore, autoritetet franceze dyshojnë se vëllezërit Abdeslam janë pjesë e sulmeve që tronditën Parisin.
26 vjeçari Salah Abdeslam, një nga tre vëllezërit e përfshirë në sulme, po udhëtonte në një Volkswagen Golf me dy persona të tjerë kur ata u ndaluan për një kontroll rutinë pranë kufirit franko-belg, herët në mëngjesine së shtunës.
Pasi u identifikuan, ata u lejuan të vazhdojnë udhëtimin e tyre, sepse emrat e tyre ende nuk ishin në asnjë listë njerëzish në kërkim.
Më vonë u lajmërua se Salah Abdeslam ishte njeriu që mori me qera një Volkswagen Polo të regjistruar si belge, që ishte parkuar jashtë sallës së koncerteve Bataclan, ku vdiqën 89 njerëz.
Një nga vëllezërit e tij, 31 vjeçari Ibrahim Abdeslam, hodhi veten në erë gjatë sulmit në rrugën “de Voltaire” pranë sallës së koncerteve.
Një tjetër vëlla i Abdeslam, i paidentifikuar me emër nga autoritetet, është arrestuar në Belgjikë. Salah Abdesman mbetet në arrati.
Një urdhër ndërkombëtar është lëshuar për arrestimin e tij. Policia e ka cilësuar atë si njeri të rrezikshëm.
Në orët e para të së hënës, (16 nentor) policia Franceze dhe GIPN (Grupet e ndërhyrjes së policisë kombëtare) bastisën banesat në Toulouse, Grenoble, periferinë verilindore parizjene të Bobgnyt dhe qytetin e Jeumont afër kufirit belg.
Pas sulmeve ne France dora e IS
Grupi i shteti islamik ka thënë se ishte ai prapa sulmeve me armë e bombë në baret dhe restorantet parizjene, në sallën e koncerteve dhe “Stade de France”, stadiumi kryesor në Francë.
Shtatë atentatorë vdiqën gjatë sulmit në kryeqytetin Francez, shumica e tyre pas shpërthimit të brezave vetëvrasës.
Atentatorët e dyshuar të sulmeve në Paris
Salah Abdeslam, 26 vjeç – Personi më i kërkuar nga policia
Mohammed Abdeslam – sipas raportimeve, i arrestuar në Belgjikë
Brahim Abdeslam, 31 vjeç – i njohur si sulmuesi që vdiq pranë pallatit të koncerteve Bataclan
Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç, nga afër Parisit – vdiq gjatë sulmeve në Bataclan
Bilal Hadfi, 20 vjeç – i njohur si atentatori që vdiq në stadiumin “Stade de Frannce”
Katër sulmues të tjerë vdiqën gjatë sulmeve në qytet.
Sigal