Sulm në Zvicër, 5 të plagosur me sharrë elektrike, në kërkim autori

77
Të paktën 5 persona janë plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë nga një person me sharrë elektrike në qytetin zviceran të Schaffhausen.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa nuk dihet ende autori dhe shkaqet e ngjarjes.

Rrugët në pjesën qendrore të qytetit në kufi me Gjermaninë janë mbyllur dhe policia po kërkon për agresorin, i cili është arratisur pasi ka kryer sulmin, njofton BBC. Sipas policisë, sulmi nuk ka lidhje me terrorizmin.

Në zonën ku ndodhi ngjarja janë mbyllur lokalet dhe bizneset përreth, ndërsa policia u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin lëvizjet.