Stërvitjet e NATO-s, kërcënim për Rusinë

508
Ligjvënësit rusë janë duke i quajtur stërvitjet më të mëdha ajrore në Evropë, të cilat po kryehen nga vendet e NATO-s, më shumë si kërcënim se sa si stërvitje mbrojtëse.
Në këto stërvitje po marrin pjesë rreth 5000 ushtarë nga 11 vendet e NATO-s, që do të fluturojnë mbi Gjermani, Bullgari dhe Rumani. Ato kanë nisur nga 15 gushti dhe do të vazhdojnë deri më 13 shtator.
Në njoftimin e 18 gushtit të ushtrisë amerikane, thuhej se këto stërvitje kanë për qëllim demonstrimin e gatishmërisë së lartë për të mbajtur një siguri të lartë në Evropë.
Por Vladimir Komoyedov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes në Dumën ruse, ka thënë se përgjigja e Rusisë ndaj këtyre ushtrimeve, është se do të mbajë forcat e saj në gatishmëri. Konstantin Kosachyov, kreu i Komitetit për Çështje Ndërkombëtare në Këshillin Federal, ka thënë se stërvitjet janë nxitje për përshkallëzim të luftimeve në lindje të Ukrainës.
“Këto stërvitje, të kryera nga NATO-s janë të barasvlershme me kryerjen e një operacioni për të mbuluar apo mbështetur një tjetër aventurë të Kievit”. Ai tha se këto stërvitje, më shumë e minojnë sigurinë në Evropë se sa e rrisin atë.
Sigal