Skandal: Pa abetare fëmijët shqiptar në Hania të Kretës, mësojnë me abetare të fotokopjuara

439
Sigal

Nga Shpëtim Zinxhiria

Mijera euro paguhen nga vete emigrantet për të fotokopjuar abetare për femijët tanë në Hania të Kretes. Prej vitesh priten këto të shkreta abetare të vijnë në Greqi, po kush çanë kokë për ti sjell ato. Tashmë fëmijët tanë në mungesë të abetareve mësojnë me abetare të fotokopjuara pasi shteti nuk ka para per te siguruar 500 abetare. Tre-kater vite jane ne pritje ne Athine ne Patra etj. Por…

Shqiptarët në Greqi përbëjnë komunitetin më të madh të emigrantëve të huaj, komunitetin me punëtor dhe më të nderuar. Por… një nga sfidat e emigrantëve shqiptarë është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët. Pothuajse në mbarë Greqinë funksionojnë disa kurse për mësimin e shqipes, të hapura nga organizata dhe shoqata të emigrantëve, falë punës heroike te mesuesve tanë që në mënyrë vullnetare japin kontributin maksimal përball një shteti indiferent.

Kemi ministri te Arsimit, te Diaspores apo ministri te Jashtme po nuk kemi shtet pasi ai ka vdekur me kohe.

Jemi në vitin 2019 dhe akoma nuk kemi nje shtet te mbeshtese komunitetin shqiptar ne Greqi. Është një skandal që i shkon përshtat shtetit shqiptar, këtij shteti që nuk i do emigrantët shqiptar…