“S’ju pëlqen BE? Prisni sa të antarësohet Shqipëria”

461
Në një artikull të zgjeruar për Bashkimin Europian në të përditshmen “Daily Mail”, analisti britanik Michael Gove e cilëson Shqipërinë rrezik për Europën. “Mendoni se Bashkimi Europian eshte keq tani? Prisni sa te futet Shqiperia ne BE”….shprehet ai. Zgjerimi i BE shkruan Michael do të hapë kufijtë për 88 milionë njerëz nga vendet e varfra evropiane. Sipas tij, ekziston një fakt diplomatik që e ka emrin “mundësia shqiptare”.
“Shqipëria është në rrugën për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian,së bashku me katër shtete të tjera si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Ndërsa Britania i dërgon 350 milionë euro BE për këtë fakt. Tani miliona nga taksat e europianëve do ti drejtohen këtyre vendeve aspirante”. Britaniku me këtë shkrim lë të kuptohet se është pro daljes së Britanisë së Madhe nga Unioni, duke ju bashkuar edhe zërave të tjerë të njohur që mbështesin këtë zgjedhje.
Sigal