Sistemi financiar britanik, i përgatitur për një Brexit pa marrëveshje

109

Sistemi financiar i Britanisë së Madhe sipas Bankës së Anglisë është i përgatitur të përballojë një Brexit pa marrëveshje.

Megjithatë paqartësitë lidhur me tërheqjen e vendit nga Bashkimi Evropian, vazhdojnë të rëndojnë aktivitetin ekonomik.

Komiteti i Politikave Financiare, i cili vlerëson rreziqet financiare, tha se është përgatitur legjislacioni, lejet e përkohshme dhe përgatitjet e tjera nga autoritetet britanike për të “siguruar që familjet dhe bizneset do të mund të përdorin shërbimet ekzistuese dhe të reja nga institucionet financiare të BE-së”.

Por banka paralajmëroi se pa veprime të mëtejshme nga autoritetet e BE-së, “ka mundësi për ndonjë ndërprerje të shërbimeve financiare ndërkufitare në rast të një Brexit-i pa marrëveshje”.

Gjithashtu u theksua se me një Brexit të çrregullt, kërkesa për asete amerikane mund të pritet të “bjerë ndjeshëm, të zhvlerësojë sterlinën si dhe të shtrëngojë kushtet financiare të familjeve dhe bizneseve të Britanisë së Madhe.

Më 31 tetor, Britania e Madhe duhet të largohet nga BE, por trazirat brenda qeverisë britanike kanë ngritur mundësinë e një shtyrje tjetër të datës së tërheqjes.

Boris Johnson, insiston se Britania e Madhe më 31 tetor do të largohet nga BE me ose pa marrëveshje, por parlamenti britanik miratoi një ligj sipas të cilit kërkon nga ai një shtyrje të afatit nëse nuk arrihet marrëveshje.