Siri/ 2 shpërthime në tempullin shiit, 8 të vrarë dhe 13 të plagosur

65
Të paktën 8 të vdekur dhe 13 të plagosur është bilanci i sulmit terrorist të ndodhur sot në një tempulli shiit. Mediat vendase raportojnë se sulmi ka ndodhur në periferi të Damaskut dhe është realizuar nga një kamikaz dhe një autobombë. Tempulli Sajida Zeinab, me kupolën e artë, ka në brendësi varrin e një prej mbesave të profetit Muhamed dhe vazhdon të tërheqë pelegrinë shiitë, pavarësisht luftës civile.
Luftëtarë shiitë nga i gjithë rajoni i janë bashkuar konfliktit në Siri me argumentin se dëshirojnë të mbrojnë tempullin nga lufta civile. Zona periferike Sajida Zeinab, rreth 10 kilometra në jug nga qendra e Damaskut, ka qenë shënjestër e një seri sulmesh. Dy bombardime të kryera atje më herët gjatë vitit, të dyja të marra përsipër nga Shteti Islamik, u morën jetën më shumë se 150 personave.