Shuhet në moshën 69-vjeçare legjenda e muzikës, David Bowie

469
Këngëtari i famshëm David Bowie ka vdekur në moshën 69-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, Duncan Jones në një deklaratë në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale.
“David Bowie vdiq në paqe, i rrethuar nga familja e tij, pas një beteje 18 mujore me kancerin. E ndërsa shumë prej jush doni të bëheni pjesë e kësaj humbje, ne kërkojmë që ju të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kohës së tyre të pikëllimit”, tha ai.
Këngëtari ka publikuar albumin e tij të fundit ditën e premte, ndërsa performanca e tij e fundit ka qenë në 2006 në New York në një koncert bamirësie. Për vite me radhë ka pasur shumë thashetheme për sa i përket shëndetit të tij.
Këngët e tij më të njohura janë: “Let’s Dance”, “Space Oddity”, “Heroes”, “Under Pressure”, “Rebel, Rebel, Life on Mars” dhe “Suffragette City”.
Sigal