Shtyrja e vendimit ndaj Haradinajt/ Mediat serbe: Janë paraqitur fakte të reja

424
Pas vendimit të Gjykatës në Colmar të Francës për të shtyrë vendimin ndaj kreut të AAK-së më 6 prill. Ndaj këtij vendimi kanë shkruar dhe mediat serbe,sipas të cilave Serbia ka paraqitur dëshmi të reja, duke përfshirë dëshmitë e punonjësve të policisë të cilët ishin varrosur të gjallë, masakrimi i grave.

“Gjykata e Apelit në Francë e shtyu për 6 prill vendimin për ekstradimin e Haradinajt,”, shkruan gazeta serbe ‘Blic’ duke theksuar “se prokuroria serbe për krime të luftës, përveç fakteve të mëparshme me iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë ka paraqitur disa prova konkrete, deklarata dhe të dhëna të dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes.

Të enjten për të dytën herë me radhë, gjykata në Colmar të Francës shtyu vendimin për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt. Kreu i AAK po mbahet në Francë që nga 4 janari pas arrestimit të tij me një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004.
Sigal