Shqiptari humb jetën në vendin e punës, flet kryetari i bashkisë italiane

104

63-vjeçar Aleksandër Thani humbi jetën dje teksa ishte në punë e sipër në Genola, kur u godit për vdekje nga një vinç në kantier.

Shqiptari ishte duke punuar në ngarkimin e disa objekteve të betonit në bordin e një kamioni, kur, u godit nga një vinç.

Nga informacioni i parë i mbledhur nga Karabinierët dhe inspektorët, ai u gjet nga shokët i goditur dhe në gjendje shumë të rëndë. Ndihma qe iu dha në vend ishte e kotë, pasi plaget e marra ishin të rënda dhe ai nuk shpëtoi dot.

Aleksander Thani ishte me origjinë shqiptare. Ne Genola krijoi familjen ku jetonte prej vitesh dhe la pas gruan Elisabeta dhe dy fëmijë.

Flavio Gastaldi, kryetar i bashkisë ka treguar se “Për në familja Thani nuk ishte e huaj, por e integruar në mënyrë të përkryer në vend, si prindërit ashtu edhe fëmijët. Lajmi tronditi komunitetin. Shpresoj që sakrifica e Aleksandër të jetë një paralajmërim për të gjithë botën e punës”.

Ai ka thënë se edhe pse rregullat e sigurisë janë të rrepta, ndodhin ngjarje të tilla që u kushtojnë jetën punonjësve.