Shqiptarët ishin kthyer në tmerrin e pronarëve aziatikë në SHBA, por nuk vonon reagimi i policisë

41
Policia amerikane ka vënë në pranga ditën e djeshme tre shqiptarët, të cilët ishin kthyer në tmerrin e bizneseve aziatike në Oakland.
Mediat amerikane kanë bërë me dije se të arrestuarit janë Alban Mustafa, 32 vjeç dhe Andi Mustafa, 30, si dhe Sotiraq Lako.
Mësohet se dy shqiptarët e parë, janë arrestuar teksa po hynin për të vjedhur në një banesë Farmington Hills, ndërsa në pranga u vu edhe shqiptari tjetër.
Policia amerikane ka bërë me dije se tre të arrestuarit prej disa kohësh kryenin vjedhje në pronat e aziatikëve në Bloomfield, Farmington, Kantoni, Northville etj.
32-vjeçari dhe 30-vjeçari janë dënuar me një gjobë 500 mijë dollarësh, ndërsa Lako me një gjobë 200 mijë dollarë.
Por, hetuesit amerikanë kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse grupi në fjalë ishte më i madh, apo vepronin vetëm tre shqiptarët e arrestuar.