Shqipëria interes për turizmin meksikan, Konsulli Ylli Ndroqi kërkon rritjen e bashkëpunimit

460
Sigal

Çdo vit, Shtetet e Bashkuara të Meksikës janë destinacioni turistik i miliona njerëzve nga e gjithë bota, të cilëve u urohet mirëseardhja në 52 aeroporte ndërkombëtare të shtrirë në gjithë territorin. Turizmi është një shtyllat e ekonomisë së vendit, dhe një aset që çmohet nga qytetarët meksikanë dhe nga qeveria e vendit. Turizmi kulturor, bregdetar, aventurier dhe së fundmi edhe ai i mirëqenies (health and uellbeing) e kthejnë Meksikën në unike.

102 Konsujt e Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, që po qëndrojnë në Meksiko City, u njohën nga ministrja e Turizmit, Claudia Ruis Masseiu (Kludia Rui Masjë) me mundësitë pa kufi që ofron ky shtet në këtë sektor. “Meksika është një vend ndryshe, me shumë destinacione turistike. Plazhet janë të populluara dhe të krijojnë përshtypjen se bregdeti është turizmi më i preferuar në Meksikë. Por gaboheni, vendin e parë  e mban turizmi kulturor. Por edhe turizmi aventurier, sportiv, ai luksoz,i shoqëruar me ushqim të mirë, tërheqin vëmendjen e njerëzve nga e gjithë bota. Janë të gjitha këto alternativa, që lehtësojnë punën tonë në thithjen e turistëve dhe shpresoj edhe tuajën, të nderuar konsuj, në promovimin e vendit tonë”,- u shpreh ministrja e Turizmit, Claudia Ruis Masseiu.

ministria meksikane. Meksika, edhe pse një destiancion i largët gjeografikisht nga Shqipëria, po kthehet ndër më të preferuarit nga shqiptarët. Megjithatë, ka ende shumë punë për të bërë. I bindur për këtë, Konsulli i Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi, pyeti: “Meqenëse ne jemi Konsuj Nderi dhe bëjmë një detyrë të rëndësishme për promovimin e kulturës dhe turizmit të Meksikës, dhe në Shqipëri ka shumë shqiptarë që janë të interesuar të vijnë dhe të vizitojnë dhe të njohin Meksikën. Cilat mund të jenë mundësitë që ju mund të kemi për të ndërmarrë së bashku, për të rritur bashkëpunimin në këtë fushë të rëndësishme të kulturës dhe turizmit meksikan, qoftë në Meksikë dhe atë në Shqipëri”. “Ne kemi një qendër rajonale në Evropë për promovimin e turizmit, andaj mund të krijoni kontaktet për fushat që mund të bashkëpunohet jo vetëm me Shqipërinë, por me gjithë Ballkanin. Kjo agjenci bën promovimin e turizmit meksikan dhe marrëveshje të veçanta me agjenci të ndryshme turistike, andaj mund të punohet për një plan strategjik për promovimin e turizmit në Meksikë, dhe në Shqipëri. Hapi i tretë, nëse ka panaire vjetore të turizimit që zhvillohen në Shqipëri, me kënaqësi sjellim një përfaqësi tonën e cila do të promovojë turizmin meksikan”, u përgjigj Ministrja.

Pas kësaj fjale të mbajtur në mbledhjen e Konsujve të Nderit, Ministrja e Turizmit Claudia Ruis Masseiu (Kludia Rui Masjë), pati një bisedë të shkurtër me Konsullin e Nderti të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Shqipëri, Ylli Ndroqi. Z. Ndroqi e njohu ministren me përpjekjet e tij për të promovuar Meksikën Turistike, si një nga atraksionet më të mira botërore. Ai ftoi ministren Masjë të vizitojë Shqipërinë, ftesë të cilën ministrja e pranoi me kënaqësi. Meksika ka nisur rrugën e transformimit, që reflektohet në rritjen e financave të vendit. Ministri i Financave dhe Kreditit Publik në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Luis Videgaray Caso, u foli Konsujve të Nderit, për atë që e cilësoi epoka e ndryshimit të vendit. “Më lejoni fillimisht tu falënderoj për punën e jashtëzakonshme përmes së cilës ju lidhni Meksikën, me vendet nga ku ju vini, dhe jepni përmes punës një kontribut të çmuar për secilin prej nesh. Sot në botë, flitet për të gjithë reformat që po ndërmerr Meksika nën drejtimin e presidentit Nieto. Reformat e kanë bërë Meksikën që të vërë në lëvizje motorët dhe të ecë përpara me hapa galopantë. Deri në vitin 1980 Meksika ishte një treg i mbyllur, por sot është një nga vendet më të mira për tregtinë në botë. Sot ne kemi marrëveshje ekonomike me 45 vende të botës. Tashmë marrëveshjet ekonomike nuk janë me vetëm eksportet, por edhe investimet e huaja në Meksikë, dhe ato meksikane jashtë vendit. Sot Meksika është kthyer në një vend me stabilitet të fortë ekonomik, që i jep siguri çdo investimi.”,- tha ministri i Financave dhe Kreditit Publik, Luis Videgaray Caso. Ky stabilitet ekonomik, dhe pasuritë natyrore që ka Meksika, janë një katalog i mirë i Konsujve të Nderit për të promovuar këtë shtet në gjithë botën.