Shpallje në aplikacion – Ja nga sa dollarë i shet ISIS vajzat e virgjëra

450
Sigal

Shpallja në një aplikacion është sa trishtuese, aq edhe e
papranueshme: Vajza në shitje, është e virgjër, e bukur, 12 vjeçe. Çmimi i saj
ka arritur në 12 mijë e 500 dollarë dhe së shpejti do të shitet.

Ky është postimi në gjuhën arabe që u shfaq në një bisedë
të koduar së bashku me reklama për armë dhe pajisje taktike. Biseda u shpërnda
me Associated Press nga një aktivist nga komuniteti Yazidi, gratë dhe fëmijët e
të cilit janë duke u mbajtur si skllave seksi nga ana e ekstremistëve, shkruan
The New Post

Ndërsa grupi i Shtetit Islamik po humbet territorin në
kalifatin e tij të vetëshpallur, kontrolli mbi seksin është rritur duke mbajtur
rreth 3 mijë gra e vajza të skllave seksi.

Një bashkim i praktikave të lashta barbare dhe
teknologjisë moderne, ISIS i shet gratë nëpërmjet aplikacioneve në telefona të
mençur. Në shpallje publikohen fotografitë e tyre dhe emrat e pronarëve.

Mijëra gra dhe fëmijë Yazidi janë burgosur në gusht të
vitit 2014, kur ISIS sulmoi fshatrat e tyre në veri të Irakut me qëllim për të
eliminuar pakicën kurd-folëse për shkak të besimit të tyre të lashtë.

Që prej asaj kohe kontrabandistët arabë dhe kurdë kanë
arritur të lirojnë mesatarisht 134 njerëz në muaj, por pas një goditjeje që
morri Shtetit Islamik në maj të këtij viti, numri i tyre ka rënë në 39, bazuar
në shifrat e dhëna nga Qeveria rajonale e Kurdistanit.