Bashkia shpërndan kartat e parkimit për banorët rezident në Bllokun “Shushica”, ja rrugët

597
Sigal

Bashkia
e Tiranës ka nisur shpërndarjen e kartave të rezidentit për qytetarët në zonën
e Bllokut “Shushica”, të cilët përfitojnë parkim pa pagesë të automjetit në
zonën e caktuar. Nga projekti pilot përfitojnë qytetarët rezidentë në gjithë
bllokun “Shushica”, i cili kufizohet nga rrugët: “Sulejman Delvina”, “Gjik
Kuqali”, “Grigor Heba” dhe “Medar Shtylla”.

Qytetarët
e këtij blloku, nëpërmjet pajisjes me Kartën e Rezidentit, do të përfitojnë
Parkim pa pagesë të automjetit në të gjithë hapësirën publike të destinuar për
Parkim në Bllokun “Shushica” (sipas sinjalistikave vertikale dhe horizontale),
si dhe në rrugët kryesore të poshtë shënuara (rrugët me vijëzim të Bardhë):


Komuna e Parisit,


Gjin Bue Shpata,


Emin Duraku.

 

Karta
e Rezidentit, e shpërndarë për këtë Projekt Pilot, është falas vetëm për këtë
fazë dhe ka afat deri në datën 31.12.2016. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e
saj të internetit, Bashka e Tiranës ka ftuar të gjithë banorët, të cilët kanë
paraqitur dokumentacionet e nevojshme pranë Agjencisë “Tirana Parking”, që të
paraqiten për të tërhequr Kartën e Rezidentit, Ditën e shtunë & të diel, Dt
05 dhe 06.11.2016 prej ores 10:00-13:00.

 

Pas
projektit pilot në bllokun “Shushica”, shpërndarja e kartës së rezidentit do të
shtrihet edhe në zonat e tjera të qytetit të Tiranës, ku qytetarët rezidentë do
të kenë hapësira parkimi pa pagesë brenda zonës ku banojnë, me përjashtim të
hapësirave të 3 zonave të tjera apo rrugëve kryesore të përcaktuara me sistem
tarifimi.

 

Kartat
e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12 mujor. Kjo pullë identifikuese
është “e personalizuar” dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e
përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit,
afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës. Pajisja me Kartën e
Rezidentit nuk i jep të drejtën rezidentit që të parkojë pa pagesë në rrugët e
caktuara me sistem tarifimi (vendparkimet e vijëzuara me Blu).

 

Gjithashtu,
vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara,
që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët
që janë rezidentë të asaj zone. Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët
rezidentë (fillimisht 1 mjet/familje), vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet
që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht:

 

Certifikatë Familjare.

Vërtetim Banimi.

Kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë
/huapërdorjes.

Certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për
përdorim automjeti.

Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti

Fotokopje e taksave vjetore të makinës.

Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

 

Përmes
zbatimit të këtij projekti do të zgjidhet dhe një nga problematikat kryesore në
qytetin e Tiranës, parkimi i automjeteve.

 

Projekti
i Rezidentit, në përputhje me VKB Nr. 49 dt.11.11.2015, e ndan qytetin e
Tiranës në 4 Zona Administrimi të Parkimit (ZAP 1, 2, 3, 4)

 

Zona
1.

Me
kufij: Vija kufizuese e qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Perëndimire,
bulevardi “ZOG 1” në anën Lindore dhe kordoni hyrës me rrugët “Lazi Miho”,
“Konferenca e Pezës” duke vazhduar përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta” në anën
jugore, deri në ndërprerjen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

Zona
2.

Me
kufij: Zonën përgjatë bulevardit “ZOG 1” në pjesën perëndimore, vijën kufizuese
të qytetit të Tiranës në pjesën Veri/Lindore dhe zgjatimin e bulevardit “Zhanë
D’Ark” deri në vijën kufizuese në anën Jugore.

 

Zona
3.

Me
kufij: Segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në anën perëndimore,
bulevardi “Bajram Curri” dhe përgjatë lumit të Lanës, deri në vijën kufizuese
në anën veriore dhe vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në pjesën
Jug/Lindore.

 

Zona
4.

Me
kufij: Kordonin hyrës përgjatë rrugës “Konferenca e Pezës” në anën veriore,
bulevardin vijën kufizuese të qytetit të Tiranës në anën lindore, zonën
përgjatë segmentit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në pjesën Lindore dhe
vijën kufizuese të Tiranës në pjesën jugore të saj.