Shkatërrohet banda e kokainës në Leçe, në pranga 3 shqiptarë

394
Policia italiane ka shkatërruar dy grupe të trafikimit të lëndëve narkotike në krahinën e Leçes, si dhe ka bërë të mundur arrestimin e 13 personave. Sipas medieve italiane në mesin e të arrestuarve janë edhe tre shtetas shqiptarë. Të arrestuarit akuzohen për trafikim të heroinës dhe kokainës nga Shqipëria, dhe trafik të marijuanës nga zona e Campanias.
Mediet italiane raportojnë se në këtë grup trafikantësh të drogës janë shtetas nga Italia, Shqipëria dhe Greqia. Ndërkohë, shqiptarët e arrestuar janë shtetasit Bilal Bocaj 48 vjeç, Elten Bylo 35 vjeç dhe Fatjon Shehaj 28 vjeç. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Mësohet se disa prej anëtarëve të organizatës kriminale janë të njohur për drejtësinë italiane, pasi kanë qenë të dënuar më parë. Sipas policisë italiane, hetimet për dy grupet e trafikut të drogës kanë nisur para dy vitesh.
Sigal