Sherr i përgjakshëm në burgun italian, shqiptarët plagosin rëndë bashkëkombasin

524
Një e dielë e përgjakshme ka qenë dita e djeshme në burgun toskan të Porto Azzurro-s në Itali ku protagonistë kanë qenë shqiptarët.
“Dje, rreth orës 15:00 të mesditës, një i burgosur shqiptar, u sulmua nga të burgosurit e tjerë bashkëatdhetarë të tij,” shkruan media italiane Tirreno Elba.
Në një aksion të mirë-menduar, ata iu sulën shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, duke e goditur me një mjet të mprehtë në qafë, dhe duke i shkaktuar kështu plagë të rënda.
Por, ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë në burg, bënë që situata të mos përshkallëzonte më tej dhe që shqiptari i plagosur të mos kishte një fat më të keq.
Kjo nuk është hera e parë që ka sherre në burgun e Porto Azzurro-s ku protagonistë janë shqiptarët, raportojnë mediat italiane
Sigal