SHBA – Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e së premtes

497
Në Uashington po bëhen përgatitjet e fundit për inagurimin e nesërm të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Trump, përmes një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje njerëzve që të marrin pjesë në festimet e së premtes.
Por, dy kongresistë nga Nju Jorku, Jerrold Nadler dhe Adriano Espaillat, i janë shtuar grupit prej rreth 50 demokratëve, që kanë thënë se do të bojkotojnë inagurimin e presidentit.
Sipas tyre, Trump nuk është i përshtatshëm dhe përbuz liritë civile.
Sidoqoftë, ekipi planifikues i Trumpit ka thënë se deri në dy milionë njerëz mund të marrin pjesë në inaugurim.
Tela gjemborë dhe barriera ta tjera janë ngritur për të ofruar siguri.
Sigal