SHBA përshëndet dhënien e mandatit për formimin e qeverisë në Maqedoni

428
Shtetet e Bashkuara përshëndetën vendimin e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert thotë se ky vendim është një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë maqedonase dhe popullin e Maqedonisë.
“Ne duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re për të zgjidhur sfidat e shumta me të cilat përballet Maqedonia, përfshirë nevojën për reforma demokratike dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Przinos”, thuhet në deklaratë.
Deklarata vazhdon më tej se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë miq dhe partnerë për Maqedoninë dhe “ne jemi të angazhuar të mbështesim të ardhmen e saj evropiane dhe euro-atlantike.
Lidhja Social Demokrate në Maqedoni ka thënë se për dhjetë ditë do ta paraqesë në parlament programin qeverisës.
Sigal