SHBA mbyllin konsulatën ruse në San Francisco

656
Administrata e Presidentit Trump urdhëroi të enjten mbylljen e konsulatës ruse në San Francisco si dhe pakësimin e personelit në ambasadën e Rusisë në Uashington si dhe në konsulatën e saj në Nju Jork.
Vendimi vjen si kundërpërgjigj ndaj dëbimit nga Rusia të diplomatëve dhe personelit tjetër diplomatik të SHBA në Rusi para disa javëve.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha se kjo masë e barazon numrin e personelit diplomatik të SHBA dhe Rusisë në vendet përkatëse.
Moska e ndërmori shkurtimin e stafit diplomatik amerikan më parë këtë vit si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA. Uashingtonit iu kërkua një reduktim prej 755 vetësh.
Sekretari i Shtetit Rex Tillerson kishte thënë se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin përpara 1 shtatorit.
Zyrat e Rusisë duhet të mbyllen deri të shtunën.
Sigal